Sport

Milan, në pritje të munguarve: Ibra është gati, por për të tjerët …

7 Janar 2021, 13:56 Nga DOSJA

ITALI – Milani duhet të rifillojë. Në një sezon shumë intensiv dhe të ngjeshur, kuqezinjtë nuk kanë mundësi të humbin kohë, por ata duhet të pranojnë aromën e një disfate në kampionat për herë të parë pas 10 muajsh dhe të shohin përpara. Sigurisht, në ndeshjen e madhe në “San Siro” u pa sa e komplikuar është të menaxhosh mungesat e shumta. Nga ky këndvështrim, Stefano Pioli pret me padurim kthimin e disa titullarëve, edhe nëse skuadra edhe një herë është në gjendje të përshtatet në raste urgjente, Kalabria mbi të gjitha.

Ante Rebiç dhe Rade Kruniç ishin dy emrat e fundit, që u përfshinë në listën e të padisponueshmëve, të cilët rezultuan me koronavirus, me një datë kthimi absolutisht të paparashikueshme. Për sa kohë që tamponët mbeten pozitivë, formulimi “për t’u vlerësuar” pranë emrave të tyre, do të mbetet i pandryshuar.

Kohë të gjata edhe për Mateo Gabia, rreth një muaj, që ende është duke luftuar me ligamentin, që e ka mbajtur atë deri më tani larg grupit. Ndërsa “më i afërti” për t’u kthyer në fushë duket të jetë Zlatan Ibrahimoviç. Ndeshja tjetër kundër Torinos synohet edhe eliminimi i problemit të tij muskulor, që për momentin duket një skenar optimist. Më i besueshëm, përveç surprizave, prania e tij kundër skuadrës “granata”, për t’u kthyer në Kupën e Italisë.

Më në fund, do të ketë edhe disa ditë për të pritur për Ismael Benacer dhe Aleksis Saelemaekers parashikimet e të cilëve flasin për rreth një javë e gjysmë, kohë në të cilën kueqiznjtë do të duhet të rrinë pa ta, që ende janë duke luftuar me probleme të muskujve. Algjeriani dhe belgu dukeshin se ishin lojtarët më të komplikuar për t’u zëvendësuar kundër Juventusit (Ibrahimoviç nuk është parë që nga fundi i nëntorit).

Performanca e Davide Kalabrias, megjithatë është atje për të na kujtuar dy gjëra: së pari që lojtari i Milanit ka qenë në një rritje të qëndrueshme për rreth një vit. Ai ka përfituar nga presioni i ulët i një “San Siro” të zbrazët dhe ai tani është një lojtar më ndryshe se dhjetë muaj më parë.

Dhe së dyti, që skuadra kuqezi në duart e Pioli, është shumë e shkathët, e përbërë nga lojtarë fleksibël, të gatshëm të sakrifikojnë veten në role të adaptuara. Sigurisht, më pak mungesa do të ishin të mirëseardhura, “testi i urgjencës” tashmë me gjasa është kaluar në kampin kuqezi. Ndërkohë, kundër Torinos, Tonali do të kthehet, pasi ka shlyer skualifikimin. Kjo është siguria e parë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kuqezinjtë milani trajneri stefano pioli zlatan ibrahimovic kuqezinjtë milani trajneri stefano pioli zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll

Sport 7 Janar 2021, 11:28

Ronaldinjo rigjen “famën”, pas lirisë…

BRAZIL – Ronaldinjo pas muajve të tërë makthi dhe izolimi, tashmë duket se ka vendosur të rikthehet te jeta e tij e lirë dhe dëfrimet, për të cilat shquhe...