Sport

Partizani i merr titullin kampion Tiranës, por në “Facebook”

7 Janar 2021, 12:46 Nga DOSJA

TIRANE – Rrjetet sociale tashmë janë kthyer në një mjet të domosdoshëm komunikimi në jetën e qytetarëve në të gjithë botën. Platforma të ndryshme, si Facebook, apo Instagram, përdoren gjerësisht nga të gjithë dhe pa dyshim, bota sportive e sidomos ajo futbollistike, nuk bën përjashtim.

Edhe në Shqipëri klubet e futbollit kanë krijuar profilet e tyre në rrjetet sociale, kryesisht Facebook e Instagram për të komunikuar me tifozët e tyre, apo për të bërë njoftime e publikuar materiale të ndryshme.


Skuadra “kampione shqiptare” në rrjetet sociale është pikërisht Partizani. Skuadra e “të kuqve” është skuadra që ka më shumë ndjekës, 194.881 vetëm në Facebook, ndërkohë që në Instagram numri i ndjekësve të saj është 33.200 me një total prej 228.081 ndjekësish në Facebook dhe Instagram.

Në vendin e dytë është Skënderbeu, që këtë sezon në fushën e lojës nuk po shkëlqen, me 167.771 ndjekës në Facebook dhe 22.100 në Instagram, ndërkohë që podiumin e plotëson 25 herë kampionët e vendit, Tirana me 101.126 ndjekës në Facebook e 40.800 në Instagram.

Klasifikimi përsa u përket numrit të ndjekësve në Facebook, vijon me Laçin, Kukësin, Teutën, Vllazninë, Bylisin dhe Kastriotin. Skuadra që ka më pak ndjekës në rrjetet sociale në Kategorinë Superiore është Apolonia me 5.223 ndjekës në Facebook dhe 2.558 në Instagram
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 7 Janar 2021, 11:28

Ronaldinjo rigjen “famën”, pas lirisë…

BRAZIL – Ronaldinjo pas muajve të tërë makthi dhe izolimi, tashmë duket se ka vendosur të rikthehet te jeta e tij e lirë dhe dëfrimet, për të cilat shquhe...