Aktualitet

Grabitja në Rinas/  KTHESË e papritur, pendohet bashkëpunëtori i drejtësisë, Alkond Bengasi: Nuk kam asnjë lidhje me ngj

7 Janar 2021, 15:23 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas/  KTHESË e papritur, pendohet

TIRANË– Është tërhequr nga bashkëpunimi me drejtësinë Alkond Bengasi, i cili është he dëshmitari kyç i grabitjes në Rinas.

I penduari i dosjes penale ndaj 8 të akuzuarve për grabitjen e 9 prillit  të 2019-tës në Rinas ka mohuar deklarimet e dhëna më parë

Ai ka informuar gjykatën dhe prokurorinë përmes një shkrese ku pretendon se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe me akuzat.

Alkond Bengasi ka qenë punonjës në varrezën e makinave ku dyshohet të jetë modifikuar furgoni ‘Chervolet’ i përdorur në grabitje. 

Për grabitjen e ndodhur në Rinas,  SPAK ka dërguar për gjykim Klement Çalën, Eldi Çalën, Oltion Veselin, Elton Piklin, Saimir Çelën, Renaldo Sulën, Talo Çelën dhe Alkond Bengasin. Sipas SPAK, kreu  i grupit kriminal ishte Admir Murati, i cili u vra ditën e grabitjes gjatë përplasjes me armë me policinë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alkond brengasi grabitja e rinasit pendohet bashkepunetori i drejtesise alkond brengasi grabitja e rinasit pendohet bashkepunetori i drejtesise

Sondazh

Poll