Aktualitet

Aksident i rëndë në portin e Durrësit, trajleri shtyp për vdekje efektiven e sigurisë portuale

7 Janar 2021, 14:59 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në portin e Durrësit, trajleri shtyp

DURRËS- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në portin e Durrësit, ku një kamion ka përplasur për vdekje një 25-vjeçare, efektive e sigurisë portuale. Policia bën me dije se Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 07.01.2021, në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit, shtetasi F. K., 39 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Man”, trajler, ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne portin e durresit aksident ne portin e durresit

Sondazh

Poll