Aktualitet

Bistrica del nga shtrati, shkakton përmbytje banesash e rrugësh në Finiq, rrëshqitje të rrugëve në fshatin Caush e Jermë

7 Janar 2021, 15:08 Nga DOSJA
Bistrica del nga shtrati, shkakton përmbytje banesash e rrugësh

FINIQ– Reshjet e shumta dhe të rrëmbyeshme kanë bërë që Lumi Bistricë të dalë nga shtrati ku si pasojë janë përmbytyr rrygët dhe në disa banase përreth  janë mbushur me ujë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se përmbytjet dhe shiu ka shkaktuar probleme të shumta për banorët në Finiq, duke qenë se është fshati më i afërt me lumin. Po ashtu mësohet se probleme janë krijuar dhe në fshttra të tjera përreth.

Në fshatin Jermë, pati rrëshqitje të rrugës, ndërsa tek ura e madhe, në fshatin Caush dhe Krabë, banorët dhe mjetet kanë vështërsi në lëvizje për shkak se rrugët janë bllokuar. Përmbytje mësohet se ka edhe në zonën industriale, në Vrion.

Nga moti i keq, dalja e Bistricës nga shtrati ka krijuar probleme serioze tek fushat poshtë fshatit Metoq. Ndërkohë, që rrezikohen edhe banesat e romëve në Cukë, bashkia Sarandë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet permbytje ne sarande permbytje ne sarande

Sondazh

Poll