Aktualitet

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese votojnë njëzëri: Deri në përfundim të proçesit Vitore Tusha do jetë kryetare

7 Janar 2021, 14:25 Nga DOSJA
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese votojnë njëzëri:

TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka nisur procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri. Gjatë diskutimit anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë deklaruar se Vitore Tusha do të vijojë që të ketë kompetencat e kryetares e Gjykatës Kushtetuese deri në zgjedhjen e kryetares së re.

“Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, në mbledhjen e sotme të datës 7 janar 2021 vendosën si më poshtë vijon: Të fillojnë procesin e hartimit të rregullave procedurale administrative në funksion të zgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, bazuar në nenin 7/d të ligjit nr.8557/2000 (i ndryshuar);Të ngarkojnë znj. Vitore Tusha, në cilësinë e gjyqtares më të vjetër në detyrë, për të vazhduar ushtrimin e kompetencave të Kryetarit deri në përfundimin e procesit të zgjedhjes së Kryetarit;Të caktojnë përbërjen e 3 kolegjeve për vitin kalendarik 2021, në bazë të nenit 13, shkronja e) të ligjit nr. 8577/2000, i ndryshuar;Të caktojnë kalendarin e çështjeve për shqyrtim në seancë plenare dhe në mbledhjen e gjyqtarëve, duke pasur parasysh jo vetëm rendin kronologjik të çështjeve të mbartura, por edhe natyrën dhe rëndësinë e tyre”, thuhet në njoftim.

Gjykata Kushtetuese u bë funksionale javë më parë me betimin e anëtares së shtatë të saj, Sonila Bejtja. Institucioni përbëhet nga 9 anëtarë, 3 që zgjidhen nga kreu i shtetit, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë, e cila ende nuk është funksionale. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë një mandat 9-vjeçar pa të drejtë riemërimi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ngritja e gjykates kushtetuese vitore tusha ngritja e gjykates kushtetuese vitore tusha

Sondazh

Poll