Aktualitet

Gurët shkëmborë shkëputen nga faqet kodrinore në Berat/ Bllokohen rrugët, reshjet e dendura të shiut krijojnë probleme

7 Janar 2021, 13:58 Nga DOSJA
Gurët shkëmborë shkëputen nga faqet kodrinore në Berat/

BERAT– Aksi nacional Berat-Poliçan është pushtuar ditën e sotme nga gurët shkëmborë. Kjo rëshkitje ka ndodhur si pasojë e motit të keq që ka pushtuar të gjithë territorin e vendit. Reshjet e shiut, që kanë rënë me shumë intensitet që prej mbrëmjes së djeshme, kanë sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve përgjatë aksit rrugor që lidh Beratin me Poliçanin.

Automjetet janë duke qarkulluar me vështirësi në këtë aks, duke u përpjekur të anashkalojnë dhe shmangin gurët që shkëputen nga faqja kodrinore, që në shumë raste janë bërë edhe burim aksidenti.

Drejtoria e Shërbimit të Mirëmbajtjes së Rrugëve në bashkinë e Poliçanit nuk ka marrë asnjë masë për pastrimin e gurëve nga rruga apo vendosjen e tabelave sinjalizuese që të paralajmërojnë drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes në këtë rrugë, ku mund të ketë rrezik.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat bien guret shkembor ne berat berat bien guret shkembor ne berat

Sondazh

Poll