Bota

Trump fshin postimet, Twitter i zhbllokon llogarinë

7 Janar 2021, 14:54 Nga DOSJA
Trump fshin postimet, Twitter i zhbllokon llogarinë

SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump ka fshirë tre “tweet-e” nga profili i tij në median sociale, pasi deklarata e tij u bënë shkak për një mbyllje të përkohshme të llogarisë.

Lajmin e bën të ditur një zëdhënës i kompanisë për CNN.  Kjo lëvizje mund t’i lejojë Trump që të marrë brenda ditës së sotme kontrollin e llogarisë së tij.

”Si rezultat i situatës së dhunshme të paparë dhe të vazhdueshme në Uashington, D.C., ne kemi kërkuar heqjen e tre Tweet e @realDonaldTrump  që u postuan më herët sot për shkelje të përsëritura dhe të rënda të politikës sonë të Integritetit Qytetar.”– tha zyrtari i Twitter.

Konfirmimi zyrtar vjen në një kohë kur presidenti dukej se ishte bindur që të fshinte postimet e kërkuara nga Twitter, ose do përballej me bllokimin e mëtejshëm të llogarisë.

Të mërkurën, Twitter njoftoi mbylljen e përkohshme të llogarisë së Donald Trump pasi ai, sipas kompanisë, shkeli rregullat. Për këtë arsye, brenda 12 orëve ai duhet të fshinte postimet me te cilat kishte shkelur rregullat.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mbyllet twitter i trump mbyllet twitter i trump

Sondazh

Poll