Bota

U fut në ujë për të kapur kryqin/ Historia e trishtë e 25-vjeçarit që përfundoi në koma! Pak muaj më parë dhuroi palc

7 Janar 2021, 14:36 Nga DOSJA
U fut në ujë për të kapur kryqin/ Historia e trishtë e

GREQI– Një incident i pazakontë ndodhi ditën e djeshme në qytetin Amarynthos të Greqisë, ku gjatë ritualit të përvitshëm të “Ujit të bekuar” nga besimtarët ortodoksë, një 25-vjeçar u plagos teksa u hodh për të kapur kryqin në ujë.

Ai u përplas në shkëmb gjatë hedhjes, dhe u lëndua rëndë në kokë dhe trup. I riu është ende duke luftuar për jetën dhe gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë pasi i është gjetur një dëmtim serioz në qafë i cili ndikon edhe në funksionimin e palcës kurrizore.

Sipas mediave greke, ai u hodh në ujë për të kapur kryqin, për t’u lutur për një anëtar të familjes që ishte me leuçemi.

Në fakt, i riu fatkeq, para Krishtlindjeve i kishte dhuruar palcë familjarit të tij që vuan nga sëmundja e rëndë.

Sipas banorëve të Amarynthos, prifti nuk e hodhi Kryqin e Shenjtë në ujë për shkak të shkëmbijve, ndërsa ende nuk dihet pse i riu u hodh në atë vend të rrezikshëm ku goditi kokën në shkëmb.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni historia e 25 vjecarit plagoset 25 vjecari ne greqi u hodh per te kapur kryqin historia e 25 vjecarit plagoset 25 vjecari ne greqi u hodh per te kapur kryqin

Sondazh

Poll