Sport

Parma rikthen Roberto D’Aversën në pankinë, shkarkohet Liverani

7 Janar 2021, 08:44 Nga DOSJA
Parma rikthen Roberto D’Aversën në pankinë, shkarkohet

ITALI – Ajo që pritej nuk ndodhi. Fabio Liverani nuk ia doli të triumfonte ndaj Atalantës në Bergamo. Parma u mund 3-0 dhe presidenti Krause, pas ndeshjes, ka vendosur shkarkimin e trajnerit të skuadrës Liverani, i cili e kishte nisur këtë aventurë vetëm pak ditë para startit të sezonit aktual.

Rokada është shpejt, pasi edhe kohë për të humbur nuk ka. Në krye të pankinës së emilianëve është rikthyer Roberto D’Aversa, ai që e ngjiti Parmës nga Seria D në elitë brenda tri sezonesh, aty ku e drejtoi me shumë sukses në dy sezone.

Trajneri D’Aversa u largua nga emilianët, pak ditë para fillimit të sezonit, pasi drejtuesit e Parmës e akuzuan atë se nuk bën lojë tërheqëse. Por ai vazhdonte të paguhej nga klubi emilian, pasi ka një kontratë të vlefshme deri në verën e 2022-shit me Parmën.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport parma presidenti krause i parmes rikthehet roberto d'aversa shkarkohet trajneri liverani parma presidenti krause i parmes rikthehet roberto d'aversa shkarkohet trajneri liverani

Sondazh

Poll