Sport

Befasi në Kupën e Mbretit, Kornela e ligës së 3-të eliminon Atletiko Madrid!

7 Janar 2021, 07:41 Nga DOSJA
Befasi në Kupën e Mbretit, Kornela e ligës së 3-të

SPANJE – Nuk është hera e parë që në Kupën e Mbretit në Spanjë ndodhin surpriza. Por gjithsesi kjo që ngjau nuk pritej. Atletiko Madrid, skuadra që kryeson LaLigan, u eliminuan në turin 1/32 të Kupës së Mbretit.

“Gjëmën” madrilenëve ia shkaktoi skuadra e Kornelas, që luan në ligën inferiore të 3-të të Spanjës, e cila në shtëpinë e saj ishte e pamposhtur ndaj Atletikos së Simeones. Një gol i shpejtë i Jimenez pas 7 minutash lojë, mjaftoi për t’i fundosur madrilenët, që nuk arritën të reagonin dhe të fund të pranonin eliminimin nga Kupa e Mbretit.

Gjithsesi, “Los colchoneros” mund të gjejnë ngushëllim, pasi nga Kupa e Mbretit janë eliminuar edhe skuadra të tjera të LaLigas, si Celta Vigo apo Getafe. Ndërkohë  kanë kaluar në turin tjetër Granada, Real Betis, Levante e Elshe.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atletiko madrit kupa e mbretit ne spanje skuadra e simeones atletiko madrit kupa e mbretit ne spanje skuadra e simeones

Sondazh

Poll