Sport

Leo Mesi ngjit Barçelonën në vendin e tretë, katalanët mposhtin baskët

7 Janar 2021, 09:22 Nga DOSJA
Leo Mesi ngjit Barçelonën në vendin e tretë,

SPANJE – Barcelona, në mëngjesin e së enjtes, e shikon veten në vendin e tretë në renditjen e LaLigës. Të mërkurën në mbrëmje, skuadra e Ronald Koeman, fitoi 3-2 në transfertë ndaj Atletik Bilbaos, ndeshje kjo e prapambetur e javës së dytë të kampionatit. Debutimi i trajnerit Marcelino Toral në pankinën baske nisi me humbje.

Ndonëse Inaki Uilliams (3’) shënoi që në fillim për basket e Bilbaos, katalanasit mundën ta përmbysin ndeshjen. Pas barazpeshës së arritur nga Pedri (14’), Barça e udhëhequr nga kapiteni i saj Leo Mesi, kaloi në epërsi pas dopiedës së realizuar nga “Pleshti” (38’, 62’). Goli i Munian (90’) vetëm ngushtoi diferencën dhe fiksoi fitoren 3-2 katalanasve.

Pas kësaj fitoreje, skuadra e Barcelonës me 31 pikët e grumbulluara në 17 ndeshje të luajtura, ngjitet në vendin e tretë në renditjen e LaLigas. Ndeshjen e radhës katalanasit do ta zhvillojë të shtunën e 9 janarit ndaj Granadës, sërish në transfertë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atletik bilbao barcelona laliga leo mesi skuadra e ronald koeman skuadra katalane atletik bilbao barcelona laliga leo mesi skuadra e ronald koeman skuadra katalane

Sondazh

Poll