Sport

Formula 1, Ferrari në punë për SF21: 30 KV më shumë për podin e Botërorit

7 Janar 2021, 10:37 Nga DOSJA
Formula 1, Ferrari në punë për SF21: 30 KV më shumë

ITALI – Te Ferrari detajet përfundimtare janë duke u punuar për makinën 2021, me të cilin do të përpiqen të harrojnë një nga vitet më të komplikuara në historinë e fundit të “Kalit Prancing”. Një-vendëshja do të quhet SF21 dhe do të jetë një evolucion i makinës së vitit të kaluar, duke pasur parasysh kufizimet e forta të dizajnit, të vendosura nga FIA për prodhuesit në sezonin e ardhshëm.

Ferrari SF21 do të prezantohet afër provave të Barcelonës (2-4 mars) dhe pa ceremoni të bujshme, por me optimizëm për performancën e pritshme në Maranelo. Do të ketë disa ndryshime në pjesën e pasme, të cilat shpresohet të sigurojnë efikasitet më të madh aerodinamik dhe performancë më të mirë të gomave.

Ndërsa me njësinë e re të energjisë synohet të përfitohet 30 kuaj fuqi më tepër, të cilat besohet se do të plotësojnë hendekun e dukshëm të energjisë me prodhuesit e tjerë, që u shfaqën gjatë vitit 2020.

Duke marrë të mirëqenë epërsinë e “shigjetave të argjendta”, kundërshtarët kryesorë të pilotëve Sainz dhe Leklerk duhet të quhen Red Bull dhe Aston Martin, pa përjashtuar edhe McLaren, që do të ndihmohet nga Mercedes. Gjithsesi, në Maranelo të thonë, se lufta për podiumin botëror do të jetë shumë e ngushtë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ferrari formula 1 kokekuqja maranelo mercedes provat e barcelones red bull ferrari formula 1 kokekuqja maranelo mercedes provat e barcelones red bull

Sondazh

Poll