Aktualitet

Zëvendës ministri grek komenton marrëdhënien Greqi-Shqipëri: Jemi në fazën e përpunimit të dosjes

7 Janar 2021, 13:09 Nga DOSJA
Zëvendës ministri grek komenton marrëdhënien

ATHINË– Zv/ministri i Jashtëm i Greqisë, Miltiadhis Varviciotis, komentoi marrëdhëniet aktuale Greqi-Shqipëri dhe vizitën që kryeministri Edi Rama ka bërë në Turqi, dy ditët e fundit.

Në një intervistë për mfa.gr  ministri u shpreh se “ndodhemi në një fazë me vullnet bashkëpunimi të ndërsjellë, kemi bashkëpunim në çështjet për zgjerimin europian dhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në Europë. Në këtë kuadër kemi hapur një diskutim të gjerë dhe në BE për hapat që duhet të hidhen nga pala shqiptare para se të arrijmë në takimin e parë ndërqeveritar. Referohem në reformat që duhen bërë në procedurat e censit, të drejtat e minoriteteve etnike, regjistrimi i pasurisë së palëvizshme, që prek dhe minoritarët. Këto kritere përfshihen tashmë dhe në axhendën europiane, jemi duke i ndjekur nga afër”.

“Në lidhje me vizitën Rama në Turqi rezultatet që ne nxorëm nga ky takim janë se u kufizua në çështjet ekonomike dhe marrëveshje ekonomike mes dy vendeve, duke shmangur çdo deklaratë politike, që mund të karakterizonin dhe një bashkëpunim ushtarak strategjik nën kuadrin e NATO-s”, tha zv.ministri Varviciotis.

Më tej, numri dy i diplomacisë greke komentoi dhe çështjen e kufirit detar mes dy vendeve, e cila do të marrë zgjidhje nga gjykata ndërkombëtare e Hagës.

“Çështja e dytë që kemi me Shqipërinë është përcaktimi i ZEE, siç dihet do të realizohet përmes Gjykatës Ndërkombëtare. Të dy palët jemi në fazën e përpunimit të dosjes me pozicionet përkatëse që do paraqesim në Hagë. Siç e dini, në Shqipëri ka reagime të fuqishme të brendshme në lidhje me zhvillimet e fundit me zgjerimin e Jonit me 12 milje, nga Greqia, madje deklarata janë bërë edhe nga presidenti i vendit, Ilir Meta dhe nga opozita, ndërsa qeveria e Ramës ka deklaruar hapur se është e drejta e Greqisë, që nuk cënon aspak të drejtat e Shqipërisë dhe nuk është e nevojshme klima e nënshtrimit që duan të ushqejnë zërat kundër.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet miltiadhisvarviciotis zv ministri grek miltiadhisvarviciotis zv ministri grek

Sondazh

Poll