Aktualitet

E quan Përparimin ‘baba’, vajza e Kristinës trondit me rrëfimin: Ai jetonte më gruan e parë, vinte dhe kontrollonte në

7 Janar 2021, 11:44 Nga DOSJA
E quan Përparimin ‘baba’, vajza e Kristinës trondit me

TIRANË– Dëshmi të njëpasnjëshme po dalin në dritë për ngjarjen e 31 dhjetorit ku mbetën të vrara dy motrat Zhaneta dhe Kristina nga Përparim Metani.

Vajza e Kristina Bardhit zbuloi detaje të reja mbi jetesën e dy motrave të ndjera dhe lidhjen e tyre me të njëjtin burrë, Përparimin. Ajo e quan 59-vjeçarin ‘baba’ dhe shprehet se kishte pasur raporte të mira me të pavarësisht se muajt e fundit ishin prishur raportet me të ëmën.

Në një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ vajza e Kristinës tregon se është rritur në jetimore deri në moshën 6-vjeçare e më pas e kanë trasferuar në Shkodër.

INTERVISTA:

Si shkonin në Greqi dhe me çfarë merreshin?
Nuk e di, kam qenë shumë e vogël. E di që punonte pastruese, babai lyente dhe nëna pastronte shtëpi.

Sa kohë ka jetuar nëna jote në Greqi?
Nuk e di se kam qenë shumë e vogël. Kështu ka qenë jeta e saj, se donte të blinte një banesë, pasi babai e shiti, për shkak të sherreve me nënën. Babai jetonte më gruan e parë, por vinte dhe e kontrollonte nënën time.

Kush e shiti shtëpinë te “21 Dhjetori”?
U shit se babai i tha nënës sime se nuk ka dokumente. I tha të iknin në Greqi, të fitonin një dorë të mirë dhe të blinin një banesë në emër të nënës sime.

Prej sa kohësh nuk kishe komunikim me nënën tënde?
Nuk kisha komunikim, sepse ish-burri im ishte i alkoolizuar. Unë doja që ta lija, por nëna më tha që jo. Unë u martova 19 vjeçe, me dashuri nga ana ime. Nëna më mbështeti, por kur doja të ndahesha, nuk më la, pasi nuk donte të krijohej e njëjta histori si ajo.

Me kë ishte e martuar?
Nëna ime, mesa di unë, ka qenë e martuar me një grek.

A ka fëmijë të tjerë Kristina?
Jo, unë jam vajza e vetme e tyre.

Po për lidhjen e babait tënd me tezen, Zhanetën, ishe në dijeni?
Jo, absolutisht. Jam habitur, jemi tronditur, kur e kemi dëgjuar nga mediat.

Ke dëgjuar ndonjëherë biseda mes babait tënd, nënës dhe tezes për prostitucion. I ke parë ndonjëherë shtatzëne?
Jo, nuk kam dëgjuar asnjë bisedë. Tezen e kam parë shtatzënë vetëm me djalin që ka, s’i kam parë më.

Prej sa kohësh ishin prishur marrëdhëniet e tua me nënën tënde?
Ka 6-7-8 muaj, që kur ndodhi kjo me martesën time. Më parë komunikoja, pyeste për fëmijët. Babai vinte më shikonte, i thoshte nëna ime të vinte, të më sillte ndonjë plaçkë për fëmijët. Ka ardhur dhe tezja.

Si ishin raportet e tua me Përparimin?
Kur kam qenë e vogël, kishim marrëdhënie shumë të mira, kur u rrita filluan të ftohen gjërat edhe me nënën, edhe me babain.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kristina bardhi përparim ademi zhaneta metani kristina bardhi përparim ademi zhaneta metani

Sondazh

Poll