Aktualitet

Vjosa rrezikon të përmbytet! Reshjet e shiut rrisin ndjeshëm prurjet në lumë, rrezik për orët në vijim

7 Janar 2021, 12:07 Nga DOSJA
Vjosa rrezikon të përmbytet! Reshjet e shiut rrisin ndjeshëm

NOVOSELË– Shqipëria është pushtuar nga reshjet e shiut të cilat kanë sjell në disa zona të vendit përmbytje. Në Vlorë dhe Durrës është bërë e pamundur lëvizja e njerëzve ndërkohë që bëhet e ditur se Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati.

Shirat e shumtë kanë rritur ndjeshëm prurjet në lumin Vjosë. Sipas kreut të Njësisë Administrative Novoselë, prurjet janë të theksuara aktualisht në zonën e Memaliajt, në lartësinë 1 metër, ndërsa priten prurje pas 10-12 orësh në urën e Mifolit.

Kjo zonë është gjithmonë e rrezikuar nga përmbytjet në kohën kur reshjet e shiut janë të dendura.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lumi vjosa permbytet lumi vjosa lumi vjosa permbytet lumi vjosa

Sondazh

Poll