Aktualitet

Kryebashkiaku i Cërrikut infektohet me COVID, ndan lajmin për ndjekësit: Ndodhem i vetëkarantinuar, jam duke e kaluar lehtë

7 Janar 2021, 11:27 Nga DOSJA
Kryebashkiaku i Cërrikut infektohet me COVID, ndan lajmin për

CËRRIK– Kryebashkiaku i Cërrikut Andis Salla është infektuar me Covid. Lajmin e ka bërë ai të ditur në ‘Facebook’ prej nga ka shkruar dhe një mesazh për të gjithë ndjekësit e tij.

Ai shprehet se falë kujdesit mjekësor tashmë është duke e kaluar lehtë këtë situatë mjekësore. Salla fton qytetarët dhe që të vaksinohen, në një kohë kur kjo e fundit nuk ka mbërritur ende në Shqipëri.

“Të nderuar banorë të Bashkisë Cërrik! Të dashur miq, të gjithë bashkë tashmë jemi duke jetuar ditë të pazakonta sociale e shëndetësore. Prej disa ditësh tashmë edhe unë ndodhem i vetë-karantinuar si pasojë e prekjes nga COVID-19. Falë zotit dhe falë kujdesit mjekësor, jam duke e kaluar lehtë këtë sfidë shëndetësore. Duke uruar në mirëkuptimin tuaj , do ju lutesha të respektojmë protokollet e sigurisë, VendosMaskën, RuajDistancën, ShmangGrumbullimet , KujdesuPërVeten, Vaksinohu. Bashkë do ja dalim, duhet vetëm durim dhe kujdes”, shkruan Salla në potimin e tij në rrjetet sociale.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andis salla me covid andis salla me covid

Sondazh

Poll