Aktualitet

365 ditë s’mjaftuan! Kush ishte ‘hit-mani’ që vrau Kastriot Reçin, si mbërriti Prokuroria tek gjurmët e dy RENEA-ve.

7 Janar 2021, 12:14 Nga DOSJA
365 ditë s’mjaftuan! Kush ishte ‘hit-mani’ që vrau

TIRANË– Sot shënohet një vit nga vrasja me snajper në mes të qytetit e biznesmenit nga Rrësheni, Kastriot Reçi. Por edhe brenda 365 ditëve, Policia e Shtetit dhe Prokuroria nuk kanë mundur që të zbulojnë ose së paku të bien në hapat e autorëve të vrasjes, edhe pse ‘hit-mani’ kishte lënë shumë material pas. 

Burime për Ora bëjnë me dije se ekzekutimi i Kastriot Reçit, konsiderohet nga ekspertët kriminalistë si një krim i realizuar me logjistikë dhe precision të lartë, duke marrë parasysh distancën e qitjes dhe shënjestrën perfekte që ka pasur autori.

Megjithatë nuk ka qënë i pagabueshëm pasi ka lënë pas një qese kikirikësh që kishte konsumuar teksa priste viktimën, disa bishta cigareje dhe një ambalazh çokollate. Por edhe pse të paktën tek bishti i cigares, ka pasur mjaftueshëm “ADN”, asgjë nuk është zbuluar. Edhe pse dhjetëra persona janë shoqëruar dhe ballafaqur me provat, asnjë prej tyre nuk i përputhet përshkrimit.

Mes tyre mësohet se kanë qënë edhe dy efektivë të forcave speciale RENEA, të cilët fillimisht u dyshuan se mund të kishin lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Pasi janë shoqëruar, të dyve u është marrë profil përshtyme për ta krahasuar me atë të gjendur tek cigarja, por pa asnjë rezultat. Për të qënë 100% të sigurt, mostrat janë dërguar edhe tek homologët e  Bashkimit Europian, por sërish asgjë.

Për këtë ngjarje në polici, në muajin janar 2020, u shoqërua Preng Gjini, i cili në shtator të 2020 i shpëtoi një sasie të konsiderueshme tritoli të vendosur poshtë mjetit të tij. Hasmëria mes dy fiseve Gjini dhe Reçi filloi në vitin 2016, dhe dyshohet se vijon të prodhojë viktima edhe sot. Së fundmi, në Rrëshen u vra Anton Keli, djali i hallës së vëllezërve Gjini.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kastriot reci vrasja e kastriot recit kastriot reci vrasja e kastriot recit

Sondazh

Poll