Aktualitet

U masakruan në vigjilje të Vitit të Ri! ZBARDHET e shkuara e dy motrave METANI, ishin arrestuar më parë në Greqi

7 Janar 2021, 12:02 Nga DOSJA
U masakruan në vigjilje të Vitit të Ri! ZBARDHET e shkuara e dy

TIRANË– Detaje të reja nga e shkuara e Kristina Bardhit dhe Zhaneta Metanit. Mësohet se dy motrat kanë qënë të prangosura në Greqi. Sipas autoriteteve helene, dy motrave u janë vënë prangat për veprat penale të kalimit të paligjshëm kufirit dhe prostitucion.

Ndërkohë që vetë Përparim Ademi rezulton i dënuar nga drejtësia greke si tutor i tyre.  Gjithashtu u bë me dije se së fundmi, dy motrat dhe Ademi kishin marrë dhe një shtëpi me qira në Kavala të Greqisë, një qytet rreth 3 orë larg pikës kufitare të Kapshticës me Shqipërisë.

Ngjarja e rëndë që ndodhi më 31 dhjetor të 2020-ës nxori në dritë fakte tronditëse që lidhen me jetën e viktimave Kristina Bardhit, Zhaneta Metanit dhe autorit Përparim Ademit. Të afërmit zbuluan se ata bënin pjesë në rrjetin e trafikimit të fëmijëve në Selanik ndërsa për këtë akuze ka nisur hetimet prokuroria e Greqise për të vërtetuar nëse janë të vërteta apo jo. Ndërkohë Ademi ka dëshmuar në polici se krimin e dyfishtë e kreu nga xhelozia. Me vete Përparimi kishte dhe nipin e tij. Ky i fundit është shprehur se gjyshi i vendosi armën në gjoks në mënyrë që të shkonte me të te banesa e motrave. 50-vjeçari ndodhet pas hekurave dhe pritet që të njihet me masën e sigurisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kristina bardhi përparim ademi zhaneta metani kristina bardhi përparim ademi zhaneta metani

Sondazh

Poll