Aktualitet

Ishte zhdukur që prej dhjetorit/ Mbytet një 80-vjeçare në liqenin e Shkodrës, Policia jep detaje: S’kishte shenja dhu

7 Janar 2021, 11:34 Nga DOSJA
Ishte zhdukur që prej dhjetorit/ Mbytet një 80-vjeçare në

SHKODËR– Një 80-vjeçare, e cila ishte deklaruar e zhdukur që prej datës 29 dhjetor, është gjetur e mbytur në liqen. Nga të dhënat e para të publikuara nga Policia e Shtetit, e moshura mësohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe se ishte larguar nga banesa.

Nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune por megjithatë grupi hetimor ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 07.01.2021, rreth orës 11:50, në fshatin Dobraç, Shkodër, në breg të liqenit të Shkodrës është gjetur e mbytur shtetasja F. K., 80 vjeçe, banuese në fshatin Dobraç, Shkodër, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor. Kjo shtetase ishte larguar nga banesa që më datë 29.12.2020. Nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet e moshuara ne shkoder shkoder gjendet e moshuara ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll