Politike

Teknologjia në zgjedhje, PS gati në një mendje me PD: Projekti pilot të bëhet në Korçë e Tiranë

7 Janar 2021, 12:48 Nga DOSJA

TIRANË- Partia Socialiste i është përgjigjur kërkesës zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të propzuar qarqet ku do të implementohet numërimi elektronik i votave. Në letrën zyrtare, PS ka propozuar që projekti pilot të zbatohet në Korçë (duke rënë në një mendje me PD) dhe në Tiranë. Sa i përket Tiranës, socialistët janë treguar të hapur që përzgjedhja e qendrave të votimit të bëhet nga ana e KQZ-së.

“Bazuar në kërkesën tuaj mbi propozimet nga subjektet politike për bashkitë ku mund të vihet në zbatim të projektit pilot për votimin elektronik, në subjekt politik Partia Socialiste e Shqipërisë propozojmë Bashkitë si më poshtë: Bashkia Korçë dhe Bashkia Tiranë, në disa prek njësive administrative të kësaj Bashkie, të cilat përzgjidhen  sipas vlerësimit tuaj si institucion,”-shkruhet në letër. Ndërkohë edhe PD ishte për implementimin në Korçë, por në vend të Tiranës kanë zgjedhur Fierin. 

Më 29 dhjetor, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi me anë të një letre zyrtare u është drejtuar partive politike për të marrë propozime lidhur me zonat zgjedhore, ku edhe do të implementohet votimi dhe numërimi elektronik. Letra u është dërguar 8 partive, por për implementimin e teknologjisë në 20% të zonave elektorale duhet konsensus mes palëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike implementimi i teknologjise ne zgjedhje kqz ps implementimi i teknologjise ne zgjedhje kqz ps

Sondazh

Poll