Politike

Sandër Lleshaj takon Alfred Moisiun: Vendi ynë ka nevojë edhe për autoritete morale, burra dhe gra të cilëve fjala u zë v

6 Janar 2021, 21:17 Nga DOSJA
Sandër Lleshaj takon Alfred Moisiun: Vendi ynë ka nevojë edhe

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ditën e sotme është takaur a takuar ditën e sotme, ish-presidentin Alfred Moisiu. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Lleshaj ka treguar së në takimin mes tyre janë diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me përkrahjen e të rinjve në shërbim të zhvillimit të vendit.

Sipas Lleshajt, i cili vetëm disa javë më parë dha dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm, vendi dhe shoqëria kanë nevojë edhe për autoritete morale dhe sipas tij Alfred Moisu është një ndër autoritetet e larta morale të këtij vendi për arsye të shembullit që ka treguar.

“Sot e fillova vitin e ri me nje takim mjaft mbresëlënës me Presidentin Alfred Moisu. Diskutuam për shumë çështje të rëndësishme që lidhen me përkrahjen e të rinjve në shërbim të zhvillimit të vendit, për nevojën e promovimit të vlerave profesionale dhe atdhetare në krye të institucioneve shtetërore si dhe për tema të tjera.
Vendi ynë i ka të gjitha autoritetet e nevojshme shtetërore. Madje, për shkak të qarkullimit të shpeshtë, ka me shumicë të tillë. Por këto nuk mjaftojnë kurrësesi për mbarëvajtjen dhe orientimin e një vendi dhe të një shoqërie. Vendi dhe shoqëria kanë nevojë edhe për autoritete morale, për burra dhe gra të cilëve u zë vend fjala dhe u ndiqet shembulli, jo për arsye të ligjit, por për arsye të moralit. Presidenti Alfred Moisu është një ndër autoritetet e larta morale të këtij vendi, për arsye të shembullit të treguar dhe standardit të vendosur në ushtrimin me dinjitet të detyrës së kreut të shtetit shqiptar”, shkruan Sandër Lleshaj.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alfred mosiu sander lleshaj alfred mosiu sander lleshaj

Sondazh

Poll

Politike 6 Janar 2021, 21:04

TIRANË- Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar për protestat në SHBA në mbështetje të Trump në mënyrë që të mos çertifikohen votat e Kolegjit Elekt...