Politike

Bardh Spahia nxjerr mashtrimin e Edi Ramës: Marrëveshja për kurimin e pacientëve në Turqi vazhdon prej 22 vitesh

7 Janar 2021, 11:32 Nga DOSJA
Bardh Spahia nxjerr mashtrimin e Edi Ramës: Marrëveshja për

TIRANË– Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia me anë të një postimi të bërë në rrjetin social ‘Facebook’, shkruan se Rama po ‘mashtron’ për ‘suksesin’ se në Turqi do të kurohen 100 pacientë shqiptarë.

Spahia shkruan se kjo marrëveshje është thjesht një rinovim i asaj që është funksionale që nga viti 1999 në Turqi. Ai shton se 100 pacientë shkojnë çdo vit që nga ’99 në Turqi çdo vit.

Spahia thekson se në vitin 2010, 2011 dhe 2012 ka shkuar në 130 në shtetin turk ndërsa në Itali në atë periudhë 84.

POSTIMI I BARDH SPAHIA:

Mashtrimi i Edi Rames ne Turqi. “100 pacientë shqiptarë do të kurohen në Turqi”, ky ishte “suksesi” i një marrëveshje që u tha se u nënshkrua gjatë vizitës së Edi Ramës në Turqi! Ky është mashtrimi i rradhës i Edi Ramës se vetëm këtë di të bëjë e mesa duket hallin e ka po aq të madh sa paturpësinë për të gënjyer kaq hapur. Në fakt, “marrëveshja për kurimin e 100 pacientëve” është thjesht rinovim formal i asaj marrëveshje që funksionon prej vitit 1999 në Ministrinë e Shëndetësisë. 100 pacientë janë kuruar cdo vit prej vitit 1999 në Turqi. Madje gjatë vitit 2010, 2011 dhe 2012 falë bashkëpunimit e mirëkuptimit me palën turke numri i pacientëve shqiptarë të trajtuar në Turqi shkoi deri në rreth 130 në vit dhe 84 pacientë u kuruan në spitalet italiane. Madje 10-15 mjekë të rinj trajnoheshin cdo vit për traumat dhe emergjencat në Turqi.Në 3 vitet e fundit, nën drejtimin e Ogertës, as edhe një mjek nuk u trajnua sic ka ndodhur tradicionalisht ndër vite.Madje për shkak se dosjet e pacientëve mbahen në sirtarët e ministrisë për t’u verifikuar përkatësinë politike, 40 vende për trajtim shëndetësor u dogjën në vitin 2019, duke e detyruar palën turke që të ndryshonte destinacionin e fondit për kurim drejt Azerbajxhanit e vendeve të tjera. 40 të sëmurëve iu pre mundësia e kurimit falas në Turqi për shkak të paaftësisë e makutërisë!
Këto janë sjellje cnjerëzore, që tregojnë se si shëndeti i qytetarëve të këtij vendi shihet si mundësi për përfitime politike e monetare! Shtoji këtyre edhe talljen e mashtrimin publik si në rastin e rinovimit të marrëveshjes për 100 pacientë në vit, kjo është fytyra e qartë e Edi Ramës dhe e të zgjedhurve të vet: të paaftë, makutë e të paturp deri në palcë!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia partia demokratike bardh spahia partia demokratike

Sondazh

Poll

Politike 6 Janar 2021, 21:04

TIRANË- Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar për protestat në SHBA në mbështetje të Trump në mënyrë që të mos çertifikohen votat e Kolegjit Elekt...