Politike

E kallëzoi në SPAK, Spiropali e ironizon: O më paska paditur Gazi i PD-së, o Bardh Ziu s’të kemi faj ne

7 Janar 2021, 11:43 Nga DOSJA
E kallëzoi në SPAK, Spiropali e ironizon: O më paska paditur Gazi

TIRANË– Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur padisë së depozituar dje nga Partia Demokratike në SPAK, për të dhe dhjetra kolegë të saj. Në reagimin e saj të parë dhe zytar lidhur me akuzat e opozitës, ministrja e kabinetit Rama shkruan me ironi se demokratët i kanë paditur sepse takojnë qytetarët dhe simpatizantët e tyre nëpër Shqipëri.

Duke marrë parasysh se padia është depozituar me firmën e sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi,  socialistja nuk është kursyer as ndaj tij, duke shtuar se PD do të mbetet pa votues në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Gazi i Partisë Demokratike na paska denoncuar në SPAK se bëjmë fushatë duke takuar njerëz anembanë Shqipërisë, nga Vermoshi në Konispol, nga Devolli në Divjakë. O Bardh Ziu, nuk të kemi faj ne që i shtojmë simpatizantët tanë sepse nuk presim të vijnë ata tek ne por vemi ne tek ata, ndërsa ju me në krye Lul Gjumin, duke pritur që të vijnë njerëzit tek ju dhe jo të shkoni ju tek njerëzit, ngrini komitete e komisione spastrimesh autodestruktive për të larguar me çdo kusht dhe me çdo çmim nga radhët tuaja ata që gjumashave si ju s’ju binden, derisa të katandiseni me zero simpatizantë dhe elektorat inekzistent,“-shkruan Elisa Spiropali.

POSTIMI I PLOTË:

PD-ja ka kallëzuar dje në SPAK kryeministrin Edi Rama, Elisa Spiropalin, Anila Denajn, Arben Ahmetajn, Belinda Ballukun, Taulant Ballën, Erion Veliajn, Rakip Sulin, Emiriana Sakon, Elton Arbanën, Artur Bushin, Redjan Kralin, Dritan Agollin, Bujar Çelën, Sadi Vorpsin e Karolina Kostallarin për dy vepra penale, “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali gazment bardhi pd padit ramen dhe 15 ministra e deputete elisa spiropali gazment bardhi pd padit ramen dhe 15 ministra e deputete

Sondazh

Poll

Politike 6 Janar 2021, 21:04

TIRANË- Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar për protestat në SHBA në mbështetje të Trump në mënyrë që të mos çertifikohen votat e Kolegjit Elekt...