Politike

‘Një ngjarje e madhe pritet’/ Dita e dytë e Ramës në Turqi, kryeministri shkon tek muzeu i Ataturk, ul kokën para “Ba

7 Janar 2021, 06:47 Nga DOSJA
‘Një ngjarje e madhe pritet’/ Dita e dytë e Ramës

ANKARA – Sot kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimet e ditës së dytë të vizitës së tij zyrtare. Numri një i qeverisë shqiptare dhe delegacioni i tij shkuan në muzeun e Ataturk në Ankara. Nën praninë e delegacionit shqiptar dhe atij turk që e shoqëronte, Rama përshkroi gjithë rrugën e muzeut, duke u futur brenda dhe vendosur një kurorë me lule te figura e Qemal Ataturkut. 

I impresionuar nga gjithë çfarë pa dhe nga mikpritja e presidentit Erdogan, Rama ka ndarë video dhe pamje nga të gjitha vizitat e tij, gjatë të cilave thuajse nuk ka folur fare por vetëm ka vëzhguar. Ndërkohë që nesër pas vizitës në Turqi, kryeministri Rama do të shkojë në Greqi, ku do të takohet me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis.

Lajmin e kanë bërë me dije mediat greke, të cilat shkruajnë se kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takime me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Nikos Dendias. Ministri i Jashtëm Nikos Dendias do të ketë një takim privat në Athinë me kryeministrin e Shqipërisë. Më pas, kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të shtrojë një darkë me Kryeministrin Rama, ku do të jetë i pranishëm edhe ministri i Jashtëm.

Dje numri një i qeverisë shqiptare takoi presidentin turk Recep Tajip Erdogan, me të cilin zhvilloi edhe konferencën e përbashkët e liderëve të dy vendeve, ku u bënë me dije edhe se cilat ishin marrëveshjet e nënshkruara mes dy palëve. Vetë Erdogan foli për mbi 500 projekte me vlerë disa milionë dollarë ne restaurimin e objekteve fetare.

Dosja.al zbuloi dje se socialistët janë të përgatitur që vizita e Ramës do të prodhojë një ngjarje të madhe. Zërat flasin se në fokus të bisedës do të jetë çështja e Detit, ku Turqia dhe Greqia ende nuk kanë arritur një marrëveshje, ndërsa Shqipëria ka rënë dakord që “Deti” të gjykohet në Hagë. Ende nuk mund të thuhet asgjë konkretisht, por kryeministri shqiptar edhe në të shkuarën ka qenë i gatshëm për të negociuar mes dy vendeve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne turqi 7 janar 2021 edi rama edi rama ne turqi 7 janar 2021

Sondazh

Poll

Politike 6 Janar 2021, 21:04

TIRANË- Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar për protestat në SHBA në mbështetje të Trump në mënyrë që të mos çertifikohen votat e Kolegjit Elekt...