Politike

Teknologjia në zgjedhje/ PD jep e para KËRKESAT e saj: Duam numërim elektronik në Fier e Korçë

7 Janar 2021, 10:25 Nga DOSJA
Teknologjia në zgjedhje/ PD jep e para KËRKESAT e saj: Duam

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dorëzuar kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për projektin pilot të numërimit elektronik të votave në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. PD kërkon që të teknologjia e re të implementohet në Fier e Korçë. 

Pasi e kanë analizuar situatën për më shumë se një javë, demokratët kanë parë më të arsyeshme që projekti pilot të realizohet në këto dy qarqe, por nuk kanë dhënë një shpjegim se përse kanë bërë këtë zgjedhje.

“Në përgjigje të shkresës suaj, mbi zbatimin e teknologjisë në zgjedhjet e datës 25 prill 2021 për Kuvendin e Shqipërisë, iu bëjmë me dije se opinioni i Partisë Demokratike është që projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronit të realizohet në qarqet Fier dhe Korçë,“-shkruhet në përgjigjen zyrtare.

Më 29 dhjetor, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi me anë të një letre zyrtare u është drejtuar partive politike për të marrë propozime lidhur me zonat zgjedhore, ku edhe do të implementohet votimi dhe numërimi elektronik. Letra u është dërguar 8 partive, por për implementimin e teknologjisë në 20% të zonave elektorale duhet konsensus mes palëve.

Ndërkohë që nga ana e saj, Partia Socialiste ende nuk ka dhënë propozimin e saj lidhur  mbi zonat ku mendon se duhet të realizohet ky projekt.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike implementimi i teknologjise ne zgjedhje kqz votimi elektronik implementimi i teknologjise ne zgjedhje kqz votimi elektronik

Sondazh

Poll

Politike 6 Janar 2021, 21:04

TIRANË- Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar për protestat në SHBA në mbështetje të Trump në mënyrë që të mos çertifikohen votat e Kolegjit Elekt...