Politike

Akuza për bllokim të investimit në rugën e Vlorës, Denaj i përgjigjet Presidencës: Projektet ekonomike prioritet i qeveri

6 Janar 2021, 21:48 Nga DOSJA
Akuza për bllokim të investimit në rugën e Vlorës,

TIRANË- Ministrja e Financave Anila Denaj, ka reaguar pas thirrjes së Presidencës që qeveria të mos pengojë investimin dhe se ajo dhe Rama duhet të të përmbushin disa detyrime në mënyrë që Presidenti Meta të shqyrtojmë kërkesën.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Denaj ka shkruar se financimi për projektin e ri të zonës së Selenicës do të bëhet realitet, pasi investimet infrastrukturore që nxisin zhvillim ekonomik janë prioritet i qeverisë Rama.

“Investimet infrastrukturore që nxisin zhvillim ekonomik janë prioritet i qeverisë Rama. Rruga e Lumit të Vlorës, shtu si shumë projekte anembanë vendit po bëjnë realitet një Shqipëri ndryshe. Financimi për projektin e ri të zonës së Selenicës do të bëhet realitet”, shkruan Denaj.

Drejtori i Kabinetit të Presidencës, Edmond Panariti në një konferencë, që ka mbajtur ditën e sotme për shtyp i ka bërë thirrje Anila Denajt dhe Edi Ramës që të reflektojnë dhe të përmbushin detyrimet në lidhje me projektin e rrugës Vlorë-Orikum që Presidenti të japë autorizimin.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anila denaj anila denaj

Sondazh

Poll

Politike 6 Janar 2021, 21:04

TIRANË- Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar për protestat në SHBA në mbështetje të Trump në mënyrë që të mos çertifikohen votat e Kolegjit Elekt...