Aktualitet

Prokuroria në Selanik nis hetimet! Dalin lëvizjet nga sistemi TIMS, udhëtimet e Përparim Ademit drejt Greqisë, Italisë dhe

7 Janar 2021, 11:15 Nga DOSJA
Prokuroria në Selanik nis hetimet! Dalin lëvizjet nga sistemi TIMS,

TIRANË- Përparim Ademi ka udhëtuar më shumë se 30 herë jashtë Shqipërisë! Ky është zbulimi që vjen nga sistemi TIMS për lëvizjet e autorit të vrasjes së dy motrave Kristina Bardhit dhe Zhaneta Metanit. Këto udhëtime jashtë vendit ngrenë dyshime lidhur me akuzat që janë ngritur nga vëllai i viktimave Shpëtim Metani, se Përparimi trafikonte fëmijë jashtë vendit kryesisht në Selanik.

Mirëpo Dosja.al mëson se Ademi nuk ka udhëtuar vetëm drejt Greqisë por dhe në Itali e Maqedoni së bashku me dy motrat dhe bashkëshorten e tij. Sipas autoriteteve helene, dy motrave u janë vënë prangat në Greqi për veprat penale të kalimit të paligjshëm të kufirit dhe prostitucion. Ndërkohë që vetë Përparim Ademi rezulton i dënuar nga drejtësia greke si tutor i tyre. Gjithashtu u bë me dije se së fundmi, dy motrat dhe Ademi kishin marrë dhe një shtëpi me qira në Kavala të Greqisë, një qytet rreth 3 orë larg pikës kufitare të Kapshticës me Shqipërisë. Lidhur me gjithë detajet e zbuluara së fundmi, Prokuroria në Selanik ka nisur hetimet në lidhje me rrjetin e trafikimit të mundshëm. 

Autori i ngjarjes i cili një ditë më parë tentoi vetëvrasjen në burg ka dhënë dëshminë e tij tronditëse lidhur me vrasjen e dyfishtë që ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit, ku u shprehur qartë: Tradhëtia meriton vrasjen!  Ademi ka rrëfyer se armën e mori nga një pusetë të cilën e kishte të fshehur që prej vitit 1997. Tashmë Ademi ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg” dhe pritet që të marrë dënimin nga togat e zeza, ndërkohë që paraleleisht vijon hetimi për trafik personash.

(A.B).Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kristina bardhi përparim ademi zhaneta metani kristina bardhi përparim ademi zhaneta metani

Sondazh

Poll