Politike

6 Janar 2021, 21:04 Nga DOSJA

TIRANË- Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar për protestat në SHBA në mbështetje të Trump në mënyrë që të mos çertifikohen votat e Kolegjit Elektoral dhe Biden të zyrtarizohet si President.

Në një njoftim për mediat Ambasada, shkruan se dënon dhunën e pranishme në protestë duke shtuar se dhuna është jodemokratike dhe duhet të ndalojë.

“Ambasada e SHBA dënon dhunë e pranishme gjatë protestave së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbatje. “shkruan Ambasada.

Kongresi në SHBA është mbledhur ditën e sotme për të çertifikuar votat e Kolegjit Elektoral. Vendi është “përfshirë” nga protestat në mbështetje të Trump në mënyrë që të mos çertifikohen votat e Kolegjit Elektoral dhe Biden të zyrtarizohet si President. Gjatë protestës Trump ka thënë se pret nga zv/Presidenti Mike Pence që të rrëzojë votat, ndërsa ky i fundit ka i ka dalë kundër duke paralajmëruar se do të ndjekë vetëm kushtetutën.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada e shba-se ambasada e shba-se

Sondazh

Poll