EKSKLUZIVE/ Misteri i vizitës së Ramës në Greqi menjëherë pas Turqisë. Zëra nga maxhoranca: Një ngjarje e madhe pritet
6 Janar 2021, 20:55Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama viziton nesër mbrëma Greqinë në përfundim të vizitës dyditore në Turqi. Një zhvillim i papritur dhe i panjoftuar, e dërgon kryeministrin shqiptar në Athinë dhe jo në Shqipëri, në një klimë të ndezur mes tri vendeve.
Mediat greke nuk u kursyen ndaj Ramës duke e quajtur vizitën në Turqi, si një takim të armiqve të Greqisë. Por pse shkon Rama në Athinë? Çështja kryesore është Deti. Shqipëria dhe Turqia janë dy vendet që presin të bëjnë delimitimin e ujërave detare me Greqinë, ku vendi ynë është dakordësuar që për këtë çështje, vendimin final ta japë gjykata Ndërkombëtare.
Por Turqia jo. Presidenti Rexhep Tayip Erdogan është përfshirë në një konflikt të ashpër me Greqinë, ku tensionet tërhoqën vëmendjen e Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë, nga frika e një përplasjeje të armatosur. Në një klimë të tillë, vizita e Ramës në Greqi ka pak gjasa të ketë në fokus marrëdhëniet dy palëshe Shqipëri-Greqi.
Sakaq, burime nga maxhoranca pohuan për Dosja.al, se vizita e Ramës do të prodhojë një ngjarje të madhe. Ende nuk mund të thuhet asgjë konkretisht, por kryeministri shqiptar edhe në të shkuarën ka qenë i gatshëm për të negociuar mes dy vendeve.
(F.G/DOSJA.AL)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Evis Kushi, ishte pjesë e delegacionit të lartë qeveritar në vizitën dy-ditore në Turqi, ku dhe u n...
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka akuzuar Ramën se i ka shkaktuar dëme shqiptarëve, të cilët sipas tij tashmë janë të detyruar tR...
GREQI- Vizita e Kryeministrit Edi Rama në Turqi, është komentuar edhe nga mediat greke. “Greqia është armiku i tyre i përbashkët”, kështu e nis shkrimin e saj g...
TIRANË– Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë duke komentuar largimin e Nasip Naços nga Lëvizja Socialiste për Integrim drejt Partisë Socialiste, ...
TIRANË- Endri Shabani, themeluesi i “Nisma Thurje” , ka komentuar së fundmi vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Turqi.Në një postim që ka bërë në rrjetet s...
TIRANË– Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me rastin e Festës së Ujit të Bekuar në Berat ka marrë një dhuratë nga priftërinjtë e Mitropolisë. Në një ...
TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për kantautorin e njohur Kujtim Prodani, i cili u nda nga j...
TIRANË– Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryeministrin Edi Rama dhe 15 ministra e deputetë të Partisë Socialiste. Në kallëzimin e firmosur nga...
TURQI– Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, i konsideruar si një mik i vyer nga kryeministri Edi Rama, e ka ndihmuar gjithmonë këtë të fundit parg fushate. So...