Aktualitet

Trafikimi i 10 fëmijëve në Selanik! Prokuroria greke vihet në lëvizje, nis hetimet për detajet që dolën pas vrasjes së

7 Janar 2021, 10:28 Nga DOSJA
Trafikimi i 10 fëmijëve në Selanik! Prokuroria greke vihet

GREQI– Prokuroria e Selanikut ka nisur hetimet për akuzat që janë ngritur ndaj Përparim Telës se trafikonte fëmijë në shtetin grek. Autoritetet greke kanë nndërmarrë veprimet nisur nga buja e madhe që erdhi pas vrasjes së dy motrave nga 59-vjeçari.

Sipas mediave greke, hetimi ka nisur pas raporteve se autori i vrasjes së motrave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, pasi i linte ato shtatzëna i detyronte të shisnin fëmijet në Greqi.

Sipas ‘newsbomb.gr‘ , qëllimi i këtyre hetimeve është vërtetimi i këtyre pretendimeve për trafik të paligjshëm të fëmijëve.

Përparim Tela vrau me automatik dy motrat ditën e fundit të vitit 2020. Akuzat për trafik fëmijësh u hodhën nga familjarë të dy viktimave. Bashkim Metani, vëllai i dy motrave tha se ato i kishin treguar disa ditë përpara se të ndodhte krimi, se Përparimi i kishte shfrytëzuar për vite me radhë si prostituta, dhe me paratë e fituara prej tyre kishte arritur që të ndërtonte dhe një vilë në zonën e Astirit.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kristina bardhi perparim tela prokuroria e selanikut zhaneta metani kristina bardhi perparim tela prokuroria e selanikut zhaneta metani

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Janar 2021, 08:40

TIRANË– Kristo Ademi, djali i Përparim Ademit, autorit që qëlloi me breshëri plumbash mbi dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani ditën e 31 dhjetorit...