Aktualitet

Vlora mbushet nga uji! Reshjet e shiut sjellin përmbytje, Bashkia i bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi

7 Janar 2021, 09:48 Nga DOSJA
Vlora mbushet nga uji! Reshjet e shiut sjellin përmbytje, Bashkia i

VLORË– Reshjet e shiut kanë krijuar probleme në disa zona të qytetit bregdetar të Vlorës. Rrugët e portit janë mbushur me ujë duke sjellë problematika të mëdha në qarkullimin e mjeteve.

Bashkia u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi. Kanali në lagjen Pavarësia të qytetit si pasojë e prurjeve të larta rrezikon të dalë në sipërfaqe.

Te dashur qytetare! Duke parë kushtet e motit nê Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta. Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje, na bëjnë të jemi të kujdesshëm”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Bashkisë së qytetit bregdetar.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet permbytje ne vlore vlore permbytje ne vlore vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Janar 2021, 08:40

TIRANË– Kristo Ademi, djali i Përparim Ademit, autorit që qëlloi me breshëri plumbash mbi dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani ditën e 31 dhjetorit...

Aktualitet 7 Janar 2021, 07:12

Titujt e portaleve, 7 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës.Protesta në SHBA e cila u zhvillua në Kongresin Amerikan në momenin kur po bëhej certifikimi i Biden ...