Aktualitet

7 Janar 2021, 08:40 Nga DOSJA

TIRANË– Kristo Ademi, djali i Përparim Ademit, autorit që qëlloi me breshëri plumbash mbi dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani ditën e 31 dhjetorit 2020 ka zbuluar se ka marrë kërcënime për jetën. I riu bëri publike ditën e djeshme mesazhet të cilat sipas tij vijnë nga Bashkim Metani. ‘Do të villni gjakun e motrave të mia’ ishte një ndër kërcënimet që i riu bëri publike.

Dosja.al mëson se 21-vjeçari ka bërë kallëzim në komisariatin nr.2 dhe policia po punon për të identifikuar autorin e mesazhit kërcënues.

Vrasja ndodhi më 31 dhjetor, në rrugën Bajram Tusha në Astir. 59-vjeçari Përparim Ademi i qëlloi për vdekje me kallashnikov të dy motrat, Kristinën dhe Zhanetën, ndërsa e gjithë ngjarja ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur të kësaj të fundit. Policia i gjeti të dy motrat në banesë pa shenja jete, ndërsa në vendngjarje u gjetën 26 gëzhoja kallashnikovi. Pas vrasjes, Ademi u largua me këmbë nga vendngjarja, ndërsa u arrestua 2 orë pas krimit. Ai pretendoi se do të vetëdorëzohej vetë në Polici, dhe shprehu pendesë për vrasjen e dyfishtë. Ishte vëllai i viktimave ai që tronditi me deklaratën e parë ku tha se motrat e tij kishin bërë 10 fëmijë më Përparimin, dhe ky i fundit i kishte shitur fëmijët në Greqi. Motra e viktimave Anxhela nga ana tjetër i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Metanit për të cilin shprehet se kërkon një pjesë të pasurisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kristo ademi përparim ademi kristo ademi përparim ademi

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Janar 2021, 07:12

Titujt e portaleve, 7 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës.Protesta në SHBA e cila u zhvillua në Kongresin Amerikan në momenin kur po bëhej certifikimi i Biden ...