Aktualitet

Gjykata Kushtetuese nis seancat javën që vjen! Brenda shkurtit shqyrtohen 20 padi, Vitore Tusha zgjidhet kryetare

7 Janar 2021, 09:31 Nga DOSJA
Gjykata Kushtetuese nis seancat javën që vjen! Brenda shkurtit

TIRANË– Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë mbledhur sot për herë të parë në vitin 2021 për të diskutuar mbi ecurinë e punës në vijim dhe zgjedhjen e kryetarit të ri. 7 gjyqtarët e Kushtetueses kanë zgjedhur Vitore Tushën, nën cilësinë e magjistrates më të vjetër në detyrë, si kryetaren e tyre për 3 vitet e ardhshme. Duke i dhënë kështu mundësinë që të vazhdojë të ushtrojë të njëjtat kompetenca si më parë, kur mbante postin e kryetares në detyrë. 

Po ashtu, në mbledhjen e sotme është vendosur që javën tjetër të nisë shqyrtimi i çështjeve dhe parashikohet që deri në mesin e muajit shkurt do të shqyrtohen rreth 20 të tilla. Gjithashtu sot u bë edhe ndarja e kolegjeve në Penal, Civil dhe Administrativ, duke kalendarizuar edhe çështjet.

Gjykatën Kushtetuese e presin një sërë çështjes të ‘nxehta’, vendimet e të cilave pritet të sjellin edhe reagime politike në vend. Bëhet fjalë për padinë e dorëzuar për prishjen e gofinës së Teatrit Kombëtar, zgjedhjet e 30 Qershorit në të cilat opozita nuk mori pjesë dhe Kodin i ri Zgjedhor, ankesë e  depozituar së fundmi nga Myslim Murrizi e Astrit Patozi.

Po ashtu do të shyqrtohet edhe padia e vetme e dorëzuar nga maxhoranca, ajo për mosdekretimin e dy ministrave, Gent Cakaj dhe Sandër Lleshaj, nga Presidenti Ilir Meta do të jetë po ashtu një çështje që nuk do lihet pa u shqyrtuar nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese u bë funksionale javë më parë me betimin e anëtares së shtatë të saj, Sonila Bejtja. Institucioni përbëhet nga 9 anëtarë, 3 që zgjidhen nga kreu i shtetit, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë, e cila ende nuk është funksionale. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë një mandat 9-vjeçar pa të drejtë riemërimi.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese ngritja e gjykates kushtetuese gjykata kushtetuese ngritja e gjykates kushtetuese

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Janar 2021, 08:40

TIRANË– Kristo Ademi, djali i Përparim Ademit, autorit që qëlloi me breshëri plumbash mbi dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani ditën e 31 dhjetorit...

Aktualitet 7 Janar 2021, 07:12

Titujt e portaleve, 7 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës.Protesta në SHBA e cila u zhvillua në Kongresin Amerikan në momenin kur po bëhej certifikimi i Biden ...