Aktualitet

Shkatërruan derën e gjimnazit, hynë në laborator dhe grabitën 5 kompjutera! Tre të miturit në Kukës në hetim penal, vet

7 Janar 2021, 07:58 Nga DOSJA
Shkatërruan derën e gjimnazit, hynë në laborator dhe

KUKËS– Tre të rinjtë problematikë në qytetin e Kukësit janë identifikuar nga policia si autorët e vjedhjes së 5 kompjuterave të laboratorit të informatikës në shkollën e mesme. Hyrja pa leje në gjimnazin e qytetit nuk shpëtoi pa pasojat e veta. Dosja.al mëson se pas informacioneve që policia mori për këtë ngjarje nisi menjëherë verifikimet të cilat çuan në identifikimin e tre të rinjve.

Mësohet se të miturit fillimisht kanë shkatërruar derën e gjimnazit për të hyrë në ambientet e brendshme të saj. Synimi i tyre ishte marrja e kompjuterave që gjendeshin në laboratorin e informatikës. Dëshira e tyre për të poseduar këto mjete teknologjike ka bërë që tre shokët të procedohen nga policia dhe mos ti shpëtojnë ndëshkimeve. Personat e mitur E. E., E. E. dhe K. E i ka ‘shpëtuar’ mosha e vogël ndaj janë lënë në gjendje të lirë për tu proceduar për krimin e bërë.

Zbardhet dhe dokumentohet vjedhja me thyerje në laboratorin e informatikës së shkollës së mesme të qytetit të Kukësit. Sekuestrohen 5 kompjuterët e vjedhur. Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të mitur, si autorë të dyshuar. Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së informacionit se në shkollën e mesme të qytetit të Kukësit, persona të paidentifikuar kishin shkatërruar dyert e shkollës dhe më pas ishin futur në laboratorin e informatikës, ku kanë vjedhur 5 kompjuterë dhe aksesorët e tyre, kanë vlerësuar situatën dhe menjëherë është ngritur grupi hetimor, me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve. Si rezultat i hetimeve profesionale të kryera u bë i mundur identifikimi i autorëve të vjedhjes, që janë shtetasit e mitur E. E., E. E. dhe K. E., të cilët për shkak të moshës u proceduan në gjendje të lirë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 kompjuterët dhe aksesorët e tjerë të vjedhur në ambientet e shkollës.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës”.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne kukes arrestohen tre te mitur ne kukes kukes vjedhja e kompjuterave arrestim ne kukes arrestohen tre te mitur ne kukes kukes vjedhja e kompjuterave

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Janar 2021, 07:12

Titujt e portaleve, 7 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës.Protesta në SHBA e cila u zhvillua në Kongresin Amerikan në momenin kur po bëhej certifikimi i Biden ...