Aktualitet

1 vit nga vrasja e Kastriot Reçit/ Sot familja e kujton, shteti në ‘merak’, RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Rrëshen, plan m

7 Janar 2021, 10:23 Nga DOSJA
1 vit nga vrasja e Kastriot Reçit/ Sot familja e kujton, shteti në

RRËSHEN– Sot bëhet një vit nga vrasja e Kastriot Reçit, biznesmenit nga Rrësheni që u ekzekutua në 7 janar të vitit 2020. Mësohet se sot në qytet kanë zbarkuar Forcat speciale të RENEA-s dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Masat janë marrë pasi sot familjarët do të organizojnë ceremoninë përkujtimore dhe autoritetet i druhen ndonjë incidenti të mundshëm.

Por pse është kthyer “Dosja Mirdita” në një ‘bombë me sahat’? Çfarë e ka shkaktuar nisjen e serialit të vrasjeve që kanë tronditur vendin, duke u kryer në dritë të diellit dhe pa u fshehur nga askush, aq më pak nga Policia e Shtetit?

Gjithçka ka nisur në vitin 2016, para katër vitesh, vit kur u ekzekutua ish-drejtori i OSHEE-së Sajmir Jaku. Më pas në hakmarrje të Jakut dyshohet se është kryer edhe atentati i Gasper Reçit, në muajin prill të vitit 2017. Vrasja e vitit 2017 erdhi pasi dyshohej se autori i vrasjes së Sajmir Jakut ishte Kastriot Reçi, i cili u vra me snajper në mes të qytetit të tij para një fëmije.

Hakmarrja mes dy fiseve ka vijuar, edhe pse familja Reçi nuk e pranon një gjë të tillë, duke mohuar publikisht se nuk janë në ‘gjak’ me askënd. Për më shumë detaje lidhur me sagën e vrasjeve në zonën e Mirditës (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kastriot reci vrasja e kastriot recit kastriot reci vrasja e kastriot recit

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Janar 2021, 08:40

TIRANË– Kristo Ademi, djali i Përparim Ademit, autorit që qëlloi me breshëri plumbash mbi dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani ditën e 31 dhjetorit...