Aktualitet

“T’i puth syçkat”/ Robert Ndrenika reagon pas letrës emocionuese së Viktor Zhustit, aktori tregon si e përjetoi dediki

7 Janar 2021, 07:41 Nga DOSJA
“T’i puth syçkat”/ Robert Ndrenika reagon pas

TIRANË– Aktori i mirënjohur shqiptar, Viktor Zhusti bëri xhiron e rrjetit pak ditë më parë me një letër që i dërgoi mikut dhe kolegut të tij, Robert Ndrenikës. Ditën e ndërrimit të viteve, Zhusti shkroi një letër të hapur për mikun e tij, ku i shprehte gjithë dashurinë që kishte për të. 

Mëngjesin e sotëm në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, Zhusti tregoi reagimin e Ndrenikës pasi kishte lexuar letrën.

“T’i puth syçkat,”– tregoi Zhusti. 

Ndërsa më tej shtoi se përse kishte pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë me Ndrenikën, që s’kishte lidhje me artin por me diçka më njerëzore.

“Raportet me Bertin dhe familjen e tij kanë qenë vërtetë më shumë sesa një vizitë tek miku ose kolegu. Nëna e Bertit, e ndjera ishte mësuese e nderuar dhe dinte shumë mirë greqisht. Ajo m’i shkruante letrat, kemi qenë bashkëkohës në Gjirokastër. Është një lidhje shumë e hershme përveç artit dhe një lidhje më njerëzore. Prandaj si të thuash jam përpjekur ta shpreh dhe ta përfshij këtë lloj marrëdhënie,”- u shpreh Zhusti.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet robert ndrenika viktor zhusti robert ndrenika viktor zhusti

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Janar 2021, 07:12

Titujt e portaleve, 7 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës.Protesta në SHBA e cila u zhvillua në Kongresin Amerikan në momenin kur po bëhej certifikimi i Biden ...