LIVE UPDATES
Politike

Projekti i rrugës Vlorë-Orikum/ Presidenca: Asnjëherë nuk është vonë! Denaj e Rama të përmbushin detyrimet që të shqy

6 Janar 2021, 16:37 Nga DOSJA
Projekti i rrugës Vlorë-Orikum/ Presidenca: Asnjëherë nuk

TIRANË– Drejtori i Kabinetit të Presidencës, Edmond Panariti në një konferencë, që ka mbajtur ditën e sotme për shtyp i ka bërë thirrje Anila Denajt dhe Edi Ramës që të reflektojnë dhe të përmbushin detyrimet në lidhje me projektin e rrugës Vlorë-Orikum që Presidenti të japë autorizimin.

Në fjalën e tij ai tha se Denaj nuk e ka lexuar autorizimin e Presidentit, për lëshimin e plotfuqisë për nënshkrimin e marrëveshjes së huasë mes qeverisë edhe BE për ndihmën makrofinanciare, teksa shton se marrëveshja e parë e huasë me Fondit Saudit të Zhvillimit është zgjidhur me kërkesë të qeverisë me ligj të posaçëm.

Panariti thekson se Denaj kishte 3 muaj kohë të reflektonte pasi Meta e ka vënë në dijeni për shkeljet, por ajo ka vijuar me shkeljet e ligjeve dhe Kushtetutës.

Po ashtu ai ka thënë se nëse ministrja paraqet dokumentin tek Presidenti, dhe nëse dokumentacioni është i rregullt Presidenti brenda ditës do shqyrtojë kërkesën.

Deklaratë e plotë

Përshëndetje dhe mirëmbrëma. Ndoqëm sot prononcimin publik të Ministres së Financave, lidhur me projektet infrastrukturore të Fondit Saudit të Zhvillimit, në Qarkun e Vlorës. Shpresuam te qëndrimi i pritur dhe i duhur i ministres për t’ju kërkuar ndjesë qytetarëve të Qarkut të Vlorës për ndërprerjen e investimeve, që sipas marrëveshjeve të nënshkruara      duhet  kishin përfunduar një vit më parë. Por, përkundër pritshmërisë, tona dhe të opinionit publik ministrja në prononcimin e saj, zgjodhi të këmbëngulte në shkeljet e kryera. Ministra e Financave sot u shpreh se për marrëveshjen me Fondin Saudit të Zhvillimit nuk bëhet fjalë për një detyrim të ri. Kultura e papërgjegjshmërisë deri në shpërdorim të karriges ministrore dhe të pushtetit, dhe kultura e pa ndëshkueshmris për këto shpërdorime, duhet të marrë fund! Ministrja e Financave, në vend që të dilte e t`u kërkonte ndjesë qytetarëve të Qarkut Vlorë, si atyre të Bashkisë Selenicë, dhe të atyre të Bashkisë Vlorë, për ndërprerjen e investimeve, që sipas marrëveshjeve të nënshkruara duhet të kishin përfunduar në dhjetor 2020 dhe për vonesat e shkaktuara nga sjellja e papërgjegjshme, del dhe pranon hapur të gjitha shkeljet që ajo ka kryer. Ministra e Financave sot u shpreh se për marrëveshjen me Fondin Saudit të Zhvillimit nuk bëhet fjalë për një detyrim të ri, nuk bëhet fjalë për marrjen përsipër të një detyrimi të ri financiar. Por si mbas saj për një rialokim parash nga një marrëveshje e mëparshme. Pyetja që shtrohet për zonjën ministre është: Përse kërkon ta ri nënshkruhet një marrëveshje e mëparshme, nëse pretendon që bëhet fjalë thjeshtë për një rialokim fondesh?! Si mundet të cilësohet kjo si e njëjta marrëveshje, kur marrëveshja që është ratifikuar që në vitin 2017, është zgjidh me kërkesë të qeverisë shqiptare me anë të një ligji të posaçëm! Dhe ministrja e di që një marrëveshje e zgjidhur me ligj, nuk ka më fuqi juridike! Zonja ministre ligji kërkon në mënyrë eksplicite, që të  negocioni, sigloni, miratoni në parim, dhe vetëm më pas të nënshkruash një marrëveshje të re, këtë e kërkon ligji. Ministrja pretendon se kjo nuk përbën detyrim! Po pyetja që shtrohet për ministren është : Në cilin nen të Kushtetutës, ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare dhe ligjit për huamarrjen shtetërore e mbështet këtë qëndrim?! Ndërkohë, që kryeministri dhe Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit  shprehen se është  negociuar! Kryeministri dhe drejtori i fondit sigurisht që duhet të dinë mire, që marrëveshjet negociohen përpara se të nënshkruhen. Gjë që nuk rezulton në shkresat e Ministres së Financave që i kapërcen i kapërcen këto parashikimet e ligjit, për qëllime tashmë të njohura. Nëse ministrja e financave nuk arrin ta kuptojë se ku qëndron anti-kushtetutshmëria e veprimeve të saj, Presidenti i Republikës, në mënyrë të përsëritur, me shkresat që e ka dërguar. I ka rikujtuar nevojën e përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore që prej muajit shtator. Ministrja kishte jo pak, por 3 muaj kohë të reflektonte dhe të përmbushte mangësitë e konstatuara, por megjithatë zgjodhi të vazhdojë në shkelje. Megjithatë asnjëherë nuk është vonë. I bëjmë thirrje edhe një herë të përmbushë detyrimet kushtetuese dhe të mos krijojë më asnjë vonesë për investimet e domosdoshme në qarkut e Vlorë! Të paraqesë te Presidenti kërkesën dhe dokumentacionin siç e kërkon Kushtetuta dhe Ligji, dhe Presidenti si gjithmonë, nëse dokumentacioni do të jetë i rregullt, brenda ditës pa asnjë hezitim do ta shqyrtojë këtë kërkesë. Ashtu si kundër, i kujtojmë dhe një herë ministres se Presidenti nuk mund të bëhet palë në shkelje e tyre. Zonja ministre nxitoni të ndreq sa më parë të metat e procesit, përpara se ti përmend Presidentit siç bët dhe sot precedentët! Sa për precedent qartazi duket se nuk keni lexuar  Autorizimin e Presidentit të Republikës, nr. 3272, datë 28.09.2020, “Për lëshimin e plotfuqisë për nënshkrim marrëveshjeje”, me të cilin Presidenti i Republikës ka autorizuar lëshimin e plotfuqisë për nënshkrimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, si huadhënës, për ndihmën makro financiare për Shqipërinë??? Sepse po ta kishit lexuar, nuk do ta përmendmit këtë në prononcimin tuaj. Ne gjithësesi këtë do ti ua shpërndajmë, juve, mediave! Presidenti i Republikës, shprehimisht në autorizim ka kërkuar që: Lëshimi i plotfuqisë të realizohet njëkohësisht me plotësimin e mangësive proceduriale, të evidentuara në shtojcën bashkëlidhur këtij Autorizimi dhe pjesë përbërëse e tij. Pra zonja Ministre, para nënshkrimit, kishit shumë detyra për të përmbushur! Me sa duket, as nuk e ke lexuar ato! Presidenti, në momentin e lëshimit të Autorizimi për nënshkrim, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjin, por gjithashtu dhe kontekstin për të cilën po jepej kjo ndihmë për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, po shprehimisht ka kërkuar nga Kryeministri dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme që sipas kërkesave kushtetuese dhe ligjore, të marrë të gjitha masat për ndreqjen e të metave procedurale të praktikës, të marrë masat përkatëse ndaj personave përgjegjës sipas ligjit për këto të meta, si dhe të shmangë përsëritjen e defekteve të kësaj natyre në të ardhmen. Ministrja i referohet si precedent ligjit nr.47 të vitit të kaluar, kinse  për ta kapur Presidentin “në faj”. Po, ministrja përpara se të nxitohej në deklaratat të pa sakta, duhet të njoftohet se: Ligji nr. 47/2020, ka ratifikuar marrëveshjen për një hua shtesë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Kuvajtit për zhvillimin ekonomik dhe financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës. Presidenti, me Autorizimin nr. 1016, datë 28.2.2020, ka autorizuar lëshimin e plotfuqisë për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, që e theksojë “është marrëveshje shtesë e marrëveshjes që ishte ratifikuar me ligjin nr. 50/2016”. I kujtojmë zonjës ministre se, vetë marrëveshja, parashikonte shprehimisht në Seksionin 4.01 të saj, se: Marrëveshja e Huas së Parë do të vijojë të jetë e vlefshme dhe në fuqi. Dispozitat e Marrëveshjes së Huas së Parë rregullojnë Huanë Shtesë, sikur dispozitat në fjalë të ishin përcaktuar shprehimisht në këtë Marrëveshje. Pra, zonja ministre, Presidenti nuk gabon se lexon drejt dhe saktë dhe respekton Kushtetutën dhe Ligjin. Edhe për shembullin e dytë që Ju iu referuat sot në prononcimin Tuaj për shtyp. Presidenti ka autorizuar nënshkrimin e një marrëveshjeje shtesë të marrëveshjes në fuqi, e cila as nuk është zgjidhur, as nuk ka ndryshuar termat e negociuara, të miratuara dhe hyrë në fuqi që në vitin 2016, me ligjin nr. 50/2016. Zonja Ministre ju kujtojmë se në nenin 116 të Kushtetutës, që marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara me ligj, i cilëson si akte të legjislacionit të brendshëm, të cilët për nga hierarkia e akteve, vijnë menjëherë pas Kushtetutës. Por mbi të gjitha duhet të theksoj se Presidenti, se përmes kësaj shtese, synohej objektivi i lidhjes së shumë fshatrave të lumit të Vlorës me bregdetin. Dhe posaçërisht ndërtimi i rrugës Gusmar-Kuç, për të mundur lidhjen sa më të shpejtë të zonës së Tepelenës me zonat e bregut. Në përfundim të këtij komunikimi me Ju: I bëjmë thirrje dhe një herë ministres së Financave dhe Kryeministrit, të përmbushin sa më parë detyrimet që u ngarkon Kushtetuta dhe Ligji, pa zvarritur asnjë ditë proceset e investimeve me financim të huaj. I kërkojmë të veprojë sa më parë për plotësimin e kërkesave të ligjit për të mos cenuar kredibilitetin e Republikës së Shqipërisë në lidhje me Partnerët e saj ndërkombëtar.

Reagimi nga Presidenca vjen pasi Ministrja e Financave, Anila Denaj përmes një konference për shtyp, Denaj tha se e gjithë procedura e projektit është krejtësisht ligjore. Ajo shtoi se Presidenca është informuar me dy shkresa dhe nuk bëhet fjalë për një hua të re por për një dakordësi të arritur mes palëve, ndaj grupi negociator bëhet i panevojshëm.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edmond panariti edmond panariti

Sondazh

Poll
Politike 6 Janar 2021, 15:49

TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për vdekjen e kantautorit  Kujtim Prodani, në moshën 57-vjeçare. N...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni