Politike

Rama në Turqi/ Endri Shabani komenton vizitën e tij: 500 vjet lufte për pavarësi, të çuara dëm, për t’u rikthyer aty k

6 Janar 2021, 19:14 Nga DOSJA
Rama në Turqi/ Endri Shabani komenton vizitën e tij: 500 vjet lufte

TIRANË- Endri Shabani, themeluesi i “Nisma Thurje” , ka komentuar së fundmi vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Turqi.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Shabani krahas fotos që ka postuar ku shihet Rama krah Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan shkruan se 500 vitet e luftës për pavarësi janë çuar dëm pasi sipas tij Rama po e rikthen vendin aty ku ishte para 5 shekujsh.

“500 vjet me pare kete vend e kishin pushtuar Osmanet. Ata nuk kishin nevoje te rrinin ketu. Ne emer te tyre, sundimi kryhej nga politikane shqiptare, te cilet pasuroheshin duke i hipur ne qafe popullit te vet. 500 vjet lufte per pavaresi dhe perpjekje per tu veteqeverisur, te cuara dem, per tu rikthyer aty ku ishim. 500 vjet me pas kemi lejuar ne krye nje Hamza me mjekren e Skenderbeut”– shkruan ai.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë dyditore në Turqi me ftesë të presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan. Vizita ka në fokus sipas mediave turke, rishikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke hedhur hije dyshime për një ftohje të raportit Rama-Erdogan, pas vendimit të Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon. Një ditë para se Rama të nisej në Turqi, pati edhe një telefonatë nga Athina zyrtare, ku ministri i Jashtëm, Nikos Dendias komunikoi me kryeministrin shqiptar në lidhje me detin.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama endri shabani rexhep tajip erdogan edi rama endri shabani rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll