Politike

 ‘Greqia është armiku i tyre i përbashkët’/ Mediat greke shkruajnë për vizitën e Ramës në Turqi: Folën dhe për d

6 Janar 2021, 19:38 Nga DOSJA
 ‘Greqia është armiku i tyre i përbashkët’/

GREQI- Vizita e Kryeministrit Edi Rama në Turqi, është komentuar edhe nga mediat greke. “Greqia është armiku i tyre i përbashkët”, kështu e nis shkrimin e saj gazeta greke “El.gr”, ku ndër të tjera ka treguar arsyet e vizitës së Ramës dhe pritjes së madhe që i është bërë nga presidenti turk Erdogan.

Po ashtu media në fjalë ka publikuar dhe një video nga momenti i konferencës së përbashkët të dy shteteve. Mediat greke nuk harrojnë të shtojnë se në bisedën e zhvilluar mes Ramës dhe Erdogan është folur edhe për çështjen e detit të Greqisë dhe zgjerimit të saj me 12 milje.

“Një pritje mbresëlënëse iu rezervua Kryeministrit Edi Rama nga Presidenti të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, ndërsa në Greqi Autoritetet po merren me arrestimin e Grekëve që hedhin Kryqin në ujë. Sot ata nënshkruan krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik, pa dyshim me një kundërshtar të përbashkët, Greqinë“, shkruhet në lajm.

ARTIKULLI I PLOTË

Një pritje mbresëlënëse iu rezervua Kryeministrit Edi Rama, nga Presidentit i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan. Ata nënshkruan sot në Ankara, deklaratën e përbashkët politike për krijimin e Këshillit të Nivelit të Lartë të Bashkëpunimit, padyshim me një kundërshtar të përbashkët për Greqinë. Ata më pas dhanë një konferencë të përbashkët shtypi, gjatë së cilës Kryeministri shqiptar deklaroi: “Falënderoj nga thellësia e zemrës sime Presidentin e Republikës së Turqisë dhe mikun tim për këtë mikpritje të paharrueshme, megjithëse nuk është hera e parë që vizitoj Turqinë. Ekziston një vullnet i fortë për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet midis dy vendeve. Unë dua të shpreh mirënjohjen time për Presidentin Erdogan dhe popullin turk për përgjigjen e menjëhershme në favor të Shqipërisë, e cila qëndron pranë familjeve të prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019.” Më herët, Anadolu Agency raportoi se Rama kishte udhëtuar në Ankara me ftesë të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Artikulli turk thekson se fokusi i takimeve midis dy delegacioneve do të jenë zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, në kontekstin e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Turqi, të tilla si shtrirja e miljeve detare greke në 12 në Jon.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë dyditore në Turqi me ftesë të presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan. Vizita ka në fokus sipas mediave turke, rishikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke hedhur hije dyshime për një ftohje të raportit Rama-Erdogan, pas vendimit të Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon. Një ditë para se Rama të nisej në Turqi, pati edhe një telefonatë nga Athina zyrtare, ku ministri i Jashtëm, Nikos Dendias komunikoi me kryeministrin shqiptar në lidhje me detin.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne turqi 6 janar mediat greke per viziten e rames ne turqi edi rama ne turqi 6 janar mediat greke per viziten e rames ne turqi

Sondazh

Poll