Bota

Kreu i Kongresit Amerikan: Çertifikimi do të bëhet, votuesit dhe gjykatat kanë folur

6 Janar 2021, 20:12 Nga DOSJA
Kreu i Kongresit Amerikan: Çertifikimi do të bëhet, votuesit

SHBA- Kreu i Kongresit Amerikan, Mitch McConnell u ka bërë thirrje senatorëve republikan që të pranojnë çertifikimin e Joe Biden si President. Ai ka thënë se kjo është dëshira e votuesve pasi ata e kanë zgjedhur Joe Biden si President. Më tej ai ka thënë se nëse nuk pranohet fitorja e Kolegjit Elektoral të Biden e vetmja gjë që do të dëmtohet është republika e SHBA-së.

 “Ne nuk mund ta deklarojmë veten thjesht si një bord kombëtar të zgjedhjeve për steroide. Votuesit, gjykatat, shtetet, të gjithë kanë folur. Nëse i tejkalojmë ata do të dëmtohet republika jonë përgjithmonë,” tha ai.

Protestat në Washington kanë nisur për të kundërshtuar votat e Kolegjit Elektoral. Ditën e sotme Kongresi është mbledhur për numëruar votat e Kolegjit Elektoral të dy partive në SHBA që morën pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit ku Biden doli fitues me 306 vota, ndërsa Trump arriti të mblidhte vetëm 232 vota të Kolegjit Elektoral.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kolegji elektoral mitch mcconnell kolegji elektoral mitch mcconnell

Sondazh

Poll