Aktualitet

Prej 6 muajsh nën vëzhgim! Finalizohet operacioni antidrogë në Vlorë, urdhër-arreste për 41 persona, mes tyre gjashë policë (EMRAT)

  • Meta: Asnjë surprizë! Askush mos të mendojë deformin e rezultatit të zgjedhjeve
  • Rrjeti ka qënë në survejim prej disa kohësh dhe policia lokale ka arritur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme kanabis.
    Featured image of article: Prej 6 muajsh nën vëzhgim! Finalizohet operacioni antidrogë në Vlorë, urdhër-arreste për 41 persona, mes tyre gjashë policë (EMRAT) Policia e Vlorës

    VLORË–Në kuadër të një operacioni antidroge i cili ka 6 muaj që është nisur, janë lëshuar rreth 41 urdhër-arreste për trafikim të lëndëve narkotike dhe kultivim. Operacioni i kryer nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, forcën e posaçme “Shqiponjat”, Komisariatet e Policisë Vlorë, Sarandë dhe Himarë ka arritur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme kanabis.

    Nga ekzekutimi i urdhër-arresteve, deri tani janë dorëzuar 41 urdhër arreste, ndërsa operacioni vazhdon ende, pasi 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë, 10 të arrestuar të tjerë janë lënë në masa më të lehta sigurie, 5 me “Detyrim paraqitje” dhe 5 të tjerë me “Arrest shtëpie”.

    Emrat e policëve të arrestuar pas operacionit antidrogë jane bere te ditur. Ata jane:Arjan Tase shef i komisariatit Himarë, David Fakaj, polic i patrullës së Përgjithshme, Artur Veshaj, shef i krimeve në Himarë, Ilir Kadena, inspektor krimesh në Himarë, Alem Llanaj, punonjës policie në Himarë, I.J, punonjës policie i shpallur në kërkim. Të gjithë janë pezulluar nga detyra.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Operacioni u përqëndrua kryesisht në zonën e “Lumit të Vlorës” dhe në qytetin bregdetar. Të arrestuarit janë mbajtur prej kohësh në mbikqyrje nga Policia dhe sot është vendosur që operacioni të kryhet.

    Operacioni vijon ende në kontrollin e disa bazave dhe banesave  në të cilat policia lokale dyshon se mund të gjej elementë që ndihmojnë hetimin. Për të gjithë të ndaluarit tashmë janë prerë urdhër arrestet e posaçëm.

    (A.B)/Dosja.al

    • 17:17

      Dhanë ‘liridalje’ për kanabisin/ SHÇBA pezulluan nga detyra 6 policët që ‘hapën rrugën’ për krimin në Vlorë

      Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka bërë me dije se 6 punonjësit e Policisë së Shtetit të përfshirë në operacionin anti-drogë janë pezulluar nga detyra. Bëhet fjalë për: Arjan Tase shef i komisariatit Himarë, David Fakaj, polic i patrullës së Përgjithshme, Artur Veshaj, shef i krimeve në Himarë, Ilir Kadena, inspektor krimesh në Himarë, Alem Llanaj, punonjës policie në Himarë, I.J, punonjës policie i shpallur në kërkim. Të gjithë dyshohet se nuk kanë vepruar duke favorizuar persona të ndryshëm për të kultivuar lëndë narkotike, kryesisht në zonën e lumit të Vlorës.

      NJOFTIMI I PLOTË:

      Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Vlorë ekzekutoi Vendimin Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për caktimin e masave të sigurimit personal për 6 punonjës policie, efektivë të Komisariatit të Policisë Himarë. Punonjësit e policisë së proceduar janë:
      • D.F., 56 vjeç, Oficer i Patrullës së Përgjithshme, me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”;
      • I.J., 39 vjeç, SPZ në Njësinë Administrative Horë, Bashkia Himarë, me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, në mungesë, për të cilin u bë shpallja në kërkim;
      • A.T., 36 vjeç, ish-Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, me masë sigurimi personal të karakterit ndalues ”Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe atë me karakter shtrëngues “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”;
      • A.V., 54 vjeç, Specialist për Hetimin e Krimeve/Përgjegjës i Shërbimeve për Krimet, me masë personal të karakterit ndalues ”Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe atë me karakter shtrëngues “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”;
      • I.K., 49 vjeç, Specialist për Hetimin e Krimeve, me masë sigurimi personal të karakterit ndalues ”Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe atë me karakter shtrëngues “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”;
      • A.Ll., 26 vjeç, Oficer i Patrullës së Përgjithshme, me masën e sigurimit personal të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe atë me karakter shtrëngues “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”.
      Masat e sigurimit për punonjësit e Policisë dolën në funksion të procedimit penal në fushën e kultivimit të narkotikëve, ku dyshohet se në keqpërdorim të atributeve që u jepte detyra, kanë lejuar këtë veprimtari të kundërligjshme, kryer nga shtetas të ndryshëm, duke konsumuar elementët e “Shpërdorimit të detyrës”. Pas një hetimi 6-mujor me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundërligjshme e punonjësve të Policisë, veprimet dhe mosveprimet e të cilëve kanë favorizuar shtetas të ndryshëm në veprimtarinë e kultivimit të narkotikëve. Në kuadër të këtij procedimi penal, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masat e sigurisë për 41 shtetas, të cilat janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit.
      SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90 dhe duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

    • 13:51

      U arrestuan gjatë operacionit antidrogë në Vlorë, zbardhen emrat e policëve të arrestuar

      Kanë dalë emrat e policëve të arrestuar pas operacionit antidrogë që u zhvillua ditën e sotme në Vlorë e që u arrestuan më shumë se 41 persona.

      Arjan Tase shef i komisariatit Himarë, David Fakaj, polic i patrullës së Përgjithshme, Artur Veshaj, shef i krimeve në Himarë, Ilir Kadena, inspektor krimesh në Himarë, Alem Llanaj, punonjës policie në Himarë, I.J, punonjës policie i shpallur në kërkim.  Nga ekzekutimi i urdhër-arresteve, deri tani janë dorëzuar 41 urdhër arreste, ndërsa operacioni vazhdon ende, pasi 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë, 10 të arrestuar të tjerë janë lënë në masa më të lehta sigurie, 5 me “Detyrim paraqitje” dhe 5 të tjerë me “Arrest shtëpie”.

      Operacioni u përqëndrua kryesisht në zonën e “Lumit të Vlorës” dhe në qytetin bregdetar. Të arrestuarit janë mbajtur prej kohësh në mbikqyrje nga Policia dhe sot është vendosur që operacioni të kryhet.

      Operacioni vijon ende në kontrollin e disa bazave dhe banesave  në të cilat policia lokale dyshon se mund të gjej elementë që ndihmojnë hetimin. Për të gjithë të ndaluarit tashmë janë prerë urdhër arrestet e posaçëm.

    • 12:50

      Operacioni antidrogë me 27 të arrestuar dhe 4 në kërkim në Vlorë, policia jep detaje

      Finalizohet operacioni policor i koduar “Hapësira”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike.

      Operacioni pas një hetimi 6-mujor, i nisur nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

      Operacioni i shtrirë në disa zona të qarkut Vlorë, për kapjen dhe ndalimin e 41 personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

      Operacioni i kryer nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, forcën e posaçme “Shqiponjat”, Komisariatet e Policisë Vlorë, Sarandë dhe Himarë.

      Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, si rezultat i një hetimi gjashtëmujor për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit dhe kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i provave të grumbulluara gjatë hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hapësira”.

      Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja e 27 personave, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë kishte caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, ekzekutimi i 5 masave të sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe i 5 masave të sigurisë ”Detyrim për paraqitje”, si dhe u shpallën në kërkim 4 persona që nuk u gjetën gjatë operacionit.

      U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” të kryera në bashkëpunim, për shtetasit:

      M.B., 56 vjeç, banues në Vlorë;

      A.J., 60 vjeç, banues në Vlorë;

      Sh. I., 64 vjeç, banues në Vlorë;

      T., 44 vjeç, banues në Poro, Vlorë;
      H., 63 vjeç, banues në Vlorë;
      M., 45 vjeç, banues në Vranisht, Himarë;
      G., 35 vjeç, banues në Kuç, Himarë;
      G., 35 vjeç, banues në Kuç, Himarë;
      L., 32 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
      R., 61 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
      Xh. Sh., 47 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;

      Xh., 71 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
      D., 48 vjeç, banues në Gjirokastër;
      D., 29 vjeç banues në Fier.
      U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

      K., 69 vjeç, banues në Vlorë;
      Gj., 52 vjeç, banues në Vlorë;
      D., 40 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
      M., 32 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
      GJ., 24 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
      GJ., 57 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
      Gj., 39 vjeç banues në Tërbaç, Himarë;
      M., 25 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
      N., 68 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
      GJ., 29 vjeç banues në Tërbaç, Himarë;
      GJ., 44 vjeç banues në Vlorë;
      Sh,. 19 vjeç, banues në Vranisht, Himarë;
      H., 25 vjeç , banues në Vranisht, Himarë.
      U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,“Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre” të kryera në bashkëpunim, për shtetasit:

      B., 77 vjeç, banues në Kuç, Himarë;
      D., 45 vjeç, banuese në Gjirokastër;
      R., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër;
      C., 56 vjeç, banues në Bashaj, Himarë, me detyrë inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatrat Vranisht dhe Tërbaç, Himarë.
      GJ., 64 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë, me detyrë inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatrat Vranisht, Himarë.
      U ekzekutuan masat e sigurisë “Detyrim për paraqitje”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzim krimi”, për shtetasit:

      F., 16 vjeç, banues në Kuç, Himarë;
      Sh., 66 vjeç banues në Vranisht, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Vranisht;
      L., 48 vjeç banues në Kuç, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Kuç;
      Ç. F., 72 vjeç banues në Kuç, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Kuç;

      B., 44 vjeç banues në Tërbaç, Himarë.

    • 12:31

      Aksioni antidrogë në Vlorë, mes personave të dyshuar dhe efektivë, arrestohet një polic

      Operacioni antidrogë i cili ka nisur mëngjesin e sotëm ka vënë në pranga dhe një polic. Bëhet e ditur se në mesin e personave të dyshuar për kultivim dhe trafikim lëndësh narkotike janë të përfshirë dhe efektiv të policisë.

      Nga ekzekutimi i urdhër-arresteve, deri tani janë dorëzuar 40 urdhër arreste, ndërsa operacioni vazhdon ende, pasi 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë, 10 të arrestuar të tjerë janë lënë në masa më të lehta sigurie, 5 me “Detyrim paraqitje” dhe 5 të tjerë me “Arrest shtëpie”.

      Operacioni është përqëndruar kryesisht në zonën e “Lumit të Vlorës” dhe në qytetin bregdetar. Të arrestuarit janë mbajtur prej kohësh në mbikqyrje nga Policia dhe sot është vendosur që operacioni të kryhet. Aksioni ende vijon për të zbardhur emrat e personave të tjerë që mund të kenë marrë pjesë ne trafikimin e lëndëve narkotike.

    • 12:00

      DETAJE nga operacioni anti-drogë në Vlorë: Lëshohen urdhër-arreste për 41 persona, kapen 28, 2 të tjerë shpallen në kërkim

      Kanë dalë detaje të reja në lidhje me operacionin antidrogë që u zhvillua ditën e sotme në Vlorë e që u arrestuan më shumë se 41 persona. Nga ekzekutimi i urdhër-arresteve, deri tani në pranga kanë rënë 28 persona, ndërsa operacioni vazhdon ende, pasi 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë, 10 të arrestuar të tjerë janë lënë në masa më të lehta sigurie, 5 me “Detyrim paraqitje” dhe 5 të tjerë me “Arrest shtëpie”.

      Operacioni është përqëndruar kryesisht në zonën e “Lumit të Vlorës” dhe në qytetin bregdetar. Të arrestuarit janë mbajtur prej kohësh në mbikqyrje nga Policia dhe sot është vendosur që operacioni të kryhet. Aksioni ende vijon për të zbardhur emrat e personave të tjerë që mund të kenë marrë pjesë ne trafikimin e lëndëve narkotike.

    Shto Koment