Sport

Juventus i frikësohet përhapjes së koronavirusit, ASL e Torinos mund të kërkojë shtyrjen e ndeshjes me Milanin nëse…

5 Janar 2021, 21:50 Nga DOSJA
Juventus i frikësohet përhapjes së koronavirusit, ASL e Torinos

TORINO-Alex Sandro dhe Juan Cuadrado janë futbollistët të cilët janë prekur nga koronavirusi. Dy lojtarët e Juventusit nuk do të luajnë ndaj Milanit, ndeshje kjo programuar për ditën e mërkurë ora 20:45.Mëngjesin e ditës së ndeshjes, lojtarët e Juventusit do të bëjnë tamponët e tjerë, në rast se rezulton ndonjë futbollist tjetër me COVID-19, atëherë Departamenti i Shëndetit të Torinos do të kërkojë shtyrjen e ndeshjes.

Precedenti i ndeshjes me Napolin tani është i destinuar të bëjë jurisprudencë dhe Juventusi do ta gjente veten në situatën e të kaltërve. Dr. Roberto Testi, drejtor i Departamentit të Shëndetit tha: Nëse sot do të kishte raste të reja dhe do të kishte prova të një përhapjeje të pakontrolluar brenda ekipit, do të krijonte një problem të madh për sigurinë e skuadrës.

Është e qartë që Departamenti Shëndetësor do të detyrohej të ndërhynte duke izoluar secilin person dhe të bllokonte udhëtimin e Juventusit në Milano”, u shpreh doktori Roberto Testi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport asl juventus milan asl juventus milan

Sondazh

Poll