Sport

Hysaj, sa afër por edhe larg Napolit, agjenti i lojtarit mesazh klubit: Shqiptari ka oferta nga jashtë, nëse…

5 Janar 2021, 20:58 Nga DOSJA
Hysaj, sa afër por edhe larg Napolit, agjenti i lojtarit mesazh klubit:

NAPOLI-Iu bashkua Napolit verën e 2015-ës dhe tani që kanë kaluar më shumë se 5 sezone, eksperiencës së Hysajt me fanellën e kaltër duket se po i vjen fundi, pasi kontrata e mbrojtësit shkodran skadon në qershor.

Klubi ende nuk i ka ofruar kontratën e re mbrojtësit shqiptar, ndërsa Hysaj po shqyrton çdo ofertë të rëndësishme. Agjenti i lojtarit Mario Giuffredi, deklaroi për mediat italiane se momentalisht gjasat më të mëdha janë që mbrojtësi të largohet nga Napoli, por nuk e mbylli derën e një rinovimi të mundshëm.

Me 51% nuk do të rinovojë, nëse nesër në mëngjes Napoli do të ketë dëshirë ta mbyllim atëherë do ta bëjmë. Elseid ka dëshirë të qendrojë: por kemi oferta edhe nga jashtë”.

Napoli interesohet seriozisht për Emersion Palmierin, futbollistin e Chelsea-t, atëherë për Hysaj-n nuk ka më vend dhe ndoshta mund të transferohet te Roma, atje ku drejtuesit verdhekuq kanë bërë disa sondazhe në lidhje me shqiptarin.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hysaj mario giuffredi napoli hysaj mario giuffredi napoli

Sondazh

Poll