Aktualitet

Ndarja nga jeta e Kujtim Prodanit/ Genc Pollo mesazh ngushëllimi: Ishe gjithmonë i qeshur, siç të njoha që në klasë të p

6 Janar 2021, 15:16 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Kujtim Prodanit/ Genc Pollo mesazh ngushëllimi: Ishe

TIRANË- Ish-ministri dhe ish-deputeti Genc Pollo, ka dhënë një mesazh ngushëllimi për ndarjen e parakohshme nga jeta të kantautorit Kujtim Prodani, nga koronavirusi në moshën 57-vjeçare. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Pollo shkruan se Prodani do të jetë i qeshur edhe atje lart, ashtu siç ishte gjithmonë.

“Lamtumirë Kujtim Prodani e gjetsh paqe atje ku je! Por besoj se do të jesh i qeshur edhe atje! Siç ishe gjithmonë. Siç të kam njohur që në klasën e parë fillore në v. 1969! RIP”, shkruan Pollo.

Ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare këngëtari i njohur Kujtim Prodani, i cili njoftoi pak ditë më parë se ishte i shtruar në spitalin e Sanatoriumit. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë miqtë dhe familjarët në rrjetet sociale të cilët shprehen të pikëlluar për këtë humbje të papritur.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nderron jete kujtim prodani nderron jete kujtim prodani

Sondazh

Poll