Aktualitet

Përparim Ademi tenton vetëvrasjen në burg! Motra e vogël e Zhanetës dhe Kristinës jep detajet nga vrasja: Ai fliste me vet

6 Janar 2021, 12:08 Nga DOSJA
Përparim Ademi tenton vetëvrasjen në burg! Motra e vogël e

TIRANË–Autori i krimit të dyfishtë ka tentuar vetëvrasjen në burg! Përparim Ademi donte ti jepte fund jetës së tij ditwn e sotme në qelinë e burgut mirëpo u dërgua në spital aty ku është në gjendje të mirë shëndetësore. Nga ana tjetër detaje të reja kanë dalë në dritë nga dëshmitë e familjarëve të Përparim Telës, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi. Dëshmitarja okulare në krimin e rëndë që tronditi kryeqytetin më 31 dhjetor 2020 ishte Anxhela, motra e vogël e dy viktimave e cila është rritur në fshatin SOS dhe u njoh me motrat e saj nga ana e babait pak vite më parë.

Për emisionin ‘Me Zemër të Hapur’ e reja e cila tashmë jeton në banesën e Përparim Ademit pasi është në lidhje me djalin e tij rrëfeu se ishte prezente kur 50-vjeçari hyri në banesë. Ajo ndodhej brenda dhomës me djalin e autorit kur ai hyri në banesë, qëndroi për pak minuta të fliste me motrat prej nga dhe tha: Pse më ikën këto vite kot? Pse ma hëngre pas shpine? Krimi zgjati pak minuta ka rrëfyer vajza e vogël teksa u shpreh se Ademi mbante armën te mjekra dhe ishte në një gjendje që nuk e kishte parë më para. Më tej 59-vjeçari kishte tentuar vetëvrasjen mirëpo plumbi i kishte rrëshkitur. Anxhela mohon akuzat për prostitucion ndërsa për dëshminë e dhënë nga Bashkim Metani tregon se janë të pabaza e se ai dëshiron të marrë një pjesë të shtëpisë së Përparimit.

Bashkëshortja e Përparimit, Vjollca gjithashtu mohon akuzat për prostitucion ndërsa shtoi dhe ajo në emisionin ‘Me zemer të hapur’ se kishte marrëdhënie shumë të mira me dy vikimat. Vjollca zbuloi se ka punuar me Kristinën si sanitare në disa lokale në kryeqytet e se me datën 28 janë mbledhur të gjithë së bashku për të festuar.

Djali i Përparim Ademit 59-vjeçarit që vrau dy motrat në Astir, ka nxjerrë mesazhet kërcënuese që i kanë ardhur në telefon. Kristo Tela ka zbuluar se është kërcënuar nga Bashkim dhe Gëzim Metani (vëllezërit e dy motrave të vrara), janë betuar për hakmarrje.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kristina bardhi përparim ademi vjollca telo zhaneta metani kristina bardhi përparim ademi vjollca telo zhaneta metani

Sondazh

Poll