Aktualitet

Instituti i Gjeoshkencave bën parashikim për PËRMBYTJE: Nga data 6 deri në 11 janar priten reshje intensive, QARQET që rrez

6 Janar 2021, 11:56 Nga DOSJA
Instituti i Gjeoshkencave bën parashikim për PËRMBYTJE: Nga data

TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar përmbytje përgjatë datave 6 -11 Janar 2021, periudhë kur në vend priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin. Duke marrë parasysh përllogaritjet hidrologjike, IGJEUM ka parashikuar se reshjet e dendura të shiut mund të rrezikojnë daljen nga shtrati të lumenjve: Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Nga përllogaritjet lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale rrezikojnë që të dalin nga shtrati më 12 janar, ndërsa lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin prurjet maksimale do t’i kenë më 8 dhe 9 Janar 2021. Edhe lumenjtë Seman dhe Vjosa parashikohen të rrezikshëm por me probleme më të vogla lokale të përmbytjeve.  Rreziku i përmbytjeve do varet edhe nga sasia e shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave.

PJESË NGA NJOFTIMI: 

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave (6 -11 Janar 2021) priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021. Lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do i arrijnë prurjet maksimale në fundin e datës 8 dhe 9 Janar 2021. Lumenjtë Seman dhe Vjosa parashikohen të rrezikshëm por me probleme më të vogla lokale të përmbytjeve. Shkalla e rrezikut nga përmbytjet lumore do varet edhe nga sasia e shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave. Përmbytje urbane dhe rrëshqitje të dherave mund të ndodhin gjithashtu në pothuajse të gjitha qarqet. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet igjeum moti i keq ne shqiperi permbytje ne vend igjeum moti i keq ne shqiperi permbytje ne vend

Sondazh

Poll