Aktualitet

Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi/ Policia heton tre pista të reja, nuk gjendet asnjë gjurmë e vajzës

6 Janar 2021, 12:03 Nga DOSJA
Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi/ Policia heton tre pista

GREQI- Policia greke ka kryer një operacion të fshehtë, disa ditë para Krishtlindjes, si pjesë e hetimeve për gjetjen e 19-vjeçares shqiptare të zhdukur Artemis Vasili.

Mediat greke, bëjnë me dije se policia ka kontrolluar në tre vende, pasi kishte marrë informacion nga një qytetar, i cili kishte lajmëruar se kishte parë një vajzë që ngjante me 19-vjeçaren në një shtëpi publike që operonte ilegalisht në Metraxourgia. Policia zhvillojë një operacion sekret për të kontrolluar vendin me pretekstin e kontrollit për zbatimin e masat kundër Covid-19. Gjatë hetimit nuk u zbulua asnjë gjurmë e vajzës.

Vendi i dytë që u kontrollua ishte një klinikë private, ku pati informacione se ishte parë një vajzë që i ngjante shqiptares, por as aty nuk u gjend.

Më pas, policia greke kreu edhe një kontroll në një shtëpi në Athinë ku po ashtu kishte të dhëna se fshihej vajza shqiptare, por edhe ky operacion ishte i pasuksesshëm.

Artemis Vasilis u largua nga shtëpia rreth dy muaj më parë. Familjarëve iu tha se do shkonte për të dhënë një intervistë pune në një dyqan lodrash të njohur në Koropi, por sipas hetimit të policisë, Artemis kurrë nuk shkoi në “Jumbo”. Deri më tani nuk është zbuluar asgjë në lidhje me zhdukjen e saj.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artemis vasili greqi zhdukja e shqiptares ne greqi artemis vasili greqi zhdukja e shqiptares ne greqi

Sondazh

Poll