Aktualitet

‘Na preve krahët’, Gjergj Leka për ndarjen nga jeta të Kujtim Prodanit: E kishim lënë të iknim pas të shtatëdhjetave

6 Janar 2021, 15:11 Nga DOSJA
‘Na preve krahët’, Gjergj Leka për ndarjen nga jeta

TIRANË– Për ndarjen e papritur nga jeta të Kujtim Porodanit ka reaguar edhe kantautori dhe miku i tij Gjergj Leka. 

I pikëlluar nga lajmi i trishtë , Leka shkruan në rrjetet sociale se vdekja e Prodanit ‘i preu krahët’.

Kujtim Prodani ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 57-vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë miqtë dhe familjarët në rrjetet sociale të cilët shprehen të pikëlluar për këtë humbje të papritur. Pak ditë më parë, konkretisht në datën 30 Dhjetor, Prodani njoftoi të gjithë miqtë e tij që ishte duke u përballur me Covid në spitalin e Sanatoriumit.

Kujtim Prodani ishte kantautor i dhjetra këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, e për vite me radhë ka qenë pjesë e skenave të festivaleve të shumta.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj leka vdekja e kujtim prodanit gjergj leka vdekja e kujtim prodanit

Sondazh

Poll