Aktualitet

Vrasja e dy motrave nga Përparim Ademi/ Policia merr në pyetje motrën dhe djalin e Zhaneta Metanit

6 Janar 2021, 14:29 Nga DOSJA
Vrasja e dy motrave nga Përparim Ademi/ Policia merr në pyetje

TIRANË– Motra dhe djali i  Zhanetës janë marrë në pyetje nga Policia për rreth tre orë. Marrja në pyetje është bërë me kërkesë të prokurorisë.

Dëshmitë e tyre të dhëna në Drejtorinë e Policisë së Tiranës kanë konfirmuar deklarimet e bëra publike se dy viktimat janë shfrytëzuar edhe për prostitucion dhe u janë shitur fëmijët.

Sipas dëshmive të dhëna nga familjarët, fillimisht kjo ka ndodhur kur dy vajzat jetonin në Greqi, dhe ka ndodhur mes viteve ’90 dhe ’97. Ato janë mbajtur në një hotel në Selanik, ku dyshoheshin se shfrytëzoheshin për prostitucion. Sipas motrës së viktimave historinë e ka marrë vesh pak vite më pare, ku edhe ka mësuar se janë të paktën 10 fëmijë të trafikuar.

Vrasja ndodhi më 31 dhjetor, në rrugën Bajram Tusha në Astir. 59-vjeçari Përparim Ademi i qëlloi për vdekje me kallashnikov të dy motrat, Kristinën dhe Zhanetën, ndërsa e gjithë ngjarja ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur të kësaj të fundit. Policia i gjeti të dy motrat në banesë pa shenja jete, ndërsa në vendngjarje u gjetën 26 gëzhoja kallashnikovi. Pas vrasjes, Ademi u largua me këmbë nga vendngjarja, ndërsa u arrestua 2 orë pas krimit. Ai pretendoi se do të vetëdorëzohej vetë në Polici, dhe shprehu pendesë për vrasjen e dyfishtë. Ishte vëllai i viktimave ai që tronditi me deklaratën e parë ku tha se motrat e tij kishin bërë 10 fëmijë më Përparimin, dhe ky i fundit i kishte shitur fëmijët në Greqi.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kristina bardhi përparim ademi zhaneta metani kristina bardhi përparim ademi zhaneta metani

Sondazh

Poll